Kurti: E vlerësojmë lartë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës

featured
Press Online
22 Prill 2026, 10:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Kurti në një postim në Facebook, sot, njofton se gjatë takimit të djeshëm, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai theksoi se në partneritet të ngushtë me SHBA-në, Kosova mbetet e angazhuar për paqe, stabilitet dhe siguri në rajon dhe më gjerë, duke shtuar se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte një kontribut i rëndësishëm për sigurinë afatgjatë në Ballkan.

Kurti nënvizoi gjithashtu se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbeten të fuqishme dhe të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta.

“Miqësia e Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dhe mbetet e fuqishme sepse është e ndërtuar në vlera të përbashkëta dhe besim të thellë mes të dy venE madhee”, shkruan Kurti në Facebook.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter