Tensionohet sërish situata në Lindjen e Mesme, Trump mbledh me urgjencë Qendrën e Operacioneve

featured
Press Online
18 Prill 2026, 23:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, zhvilloi një takim urgjent në Qendrën e Operacioneve të Shtëpisë së Bardhë, për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ngushticën e Hormuzit dhe ecurinë e negociatave me Iranin.

Lëvizja e Teheranit për të rikthyer kufizimet në kalimin përmes ngushticës, si dhe raportimet për sulme ndaj anijeve tregtare, erdhën më pak se 24 orë pasi Trump deklaroi se një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës mund të arrihej “brenda një ose dy ditësh”.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan të cituar nga Axios, nëse nuk ka përparim të shpejtë në negociata, rifillimi i armiqësive në ditët në vijim mbetet një skenar i mundshëm.

Në takim morën pjesë figura kyçe të administratës amerikane, përfshirë zëvendëspresidentin J.D. Vance, i cili pritet të përfshihet në raundin e ardhshëm të bisedimeve me palën iraniane, si dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretarin e Thesarit Scott Bessent.

Gjithashtu të pranishëm ishin Shefja e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Ëiles, i dërguari special Steve Ëitkoff, drejtori i CIA John Ratcliffe dhe kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit Dan Kaine. Shtëpia e Bardhë nuk dha menjëherë një koment zyrtar mbi takimin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter