Paralajmëron Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet e hapur nëse bllokada amerikane vazhdon

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se situata në Lindjen e Mesme “po shkon mjaft mirë”, ndërsa bëri të ditur se negociatat me Iranin do të vazhdojnë gjatë fundjavës, duke lënë të kuptohet se ka zhvillime pozitive që ende nuk mund t’i zbulojë.

Ai theksoi gjithashtu se bllokada detare e SHBA-së ndaj porteve iraniane do të mbetet në fuqi derisa marrëveshja me Iranin të përfundojë plotësisht.

Nga ana tjetër, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i hodhi poshtë pretendimet e Trump për fitore ndaj Iranit, duke paralajmëruar se nëse bllokada vazhdon, ngushtica e Hormuzit mund të mbyllet.

Ndërkohë, liderët evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, zhvilluan një takim virtual me rreth 40 vende për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare për mbajtjen e hapur të kësaj rruge strategjike detare.

Starmer njoftoi se Britania dhe Franca do të udhëheqin një mision ndërkombëtar për të garantuar lirinë e lundrimit.

Trump përmendi edhe Kinën, duke thënë se presidenti Xi Jinping është i kënaqur me zhvillimet në Hormuz dhe se takimi i tyre i planifikuar për 14-15 maj mund të jetë “historik”.

Paralajmëron Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet e hapur nëse bllokada amerikane vazhdon
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter