Sportisti më i shqiptar i të gjitha kohërave: Të gjithë u përkulen përballë një shteti të ri në Kosovën e Tonit…(FOTO)

featured
Press Online
17 Prill 2026, 03:54

Legjenda e mundjes, Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 e nënkampion olimpik 1988, është i lumtur me suksesin e sotëm të xhudistes Dtistria Krasniqit, e cila u bë kampione e Evropës në kategorinë – 52 kg, në garën që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sportisti më i shqiptar i të gjitha kohërave, Tërstena tha se vajzat janë krenari e shtetit të Kosovës së bashku me trajnerin Driton Kuka.

“Përshëndetje për të gjithë ata që duan të arrijnë suksese të larta..!

Kjo është për t’u kujtuar se suksesi nuk vjen nga fjalët, vjen nga puna, disiplina dhe sakrifica.

Nga pionierë e kadetë deri në majat e botës vajzat e Kosovës treguan se kampionët nuk lindin, por ndërtohen.

Mos harroni se edhe këto vajza të Kosovës kanë qenë dikur pionere dhe kadete, ashtu si unë, por asnjëherë fama nuk u ka rënë në kokë që të mburren vetëm me ato suksese fillestare, por ne vazhduam përpara, pa u ndalur për të arritur majat e olimpit.

Pra, për vetëm 18 vite punë të pandalshme, trajneri legjendar i shekullit XXI, Toni, së bashku me vajzat e Kosovës, po e dridhin çdo vit, madje edhe sot, Kontinentin Evropian, fituan medaljen e artë, duke i mposhtur sportistë dhe shtete me traditë qindra vjeçare të gjithë u përkulen përballë një shteti të ri në Kosovën e Tonit, Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit, Nora Gjakovës, Laura Fazliut, janë bërë krenaria jonë kombëtare dhe e kanë ngritur lart emrin e Kosovës në botën e sportit, veçanërisht në xhudon luftarake.

Bravo..!

Lum ata që punojnë, sepse ata fitojnë dhe shkruajnë emrin e tyre me shkronja të arta në historinë e botës”, – ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook./Bota Sot

Postimi KËTU

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter