Presidenti Begaj liron nga detyra pesë ambasadorë, emëron dy të rinj

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të premte lirimin nga detyra të pesë ambasadorëve shqiptarë në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit si dhe dy emërime të reja në shërbimin diplomatik.Sipas vendimit, nga detyra janë liruar Riza Poda, ambasador në Kinë dhe një sërë vendesh të tjera jo rezidente; Bardhyl Canaj, ambasador në Serbi; Sami Shiba, ambasador në Egjipt dhe disa vende të tjera të rajonit; Vasilika Hysi, përfaqësuese në OKB në Gjenevë; si dhe Albana Dautllari, ambasadore në Belgjikë dhe në Luksemburg.

Ndërkohë, Presidenti ka dekretuar emërimin e Gazmend Barbullushi si ambasador në Belgjikë, si dhe në Luksemburg (jo rezident).Po ashtu, Albana Dautllari është emëruar ambasadore e Shqipërisë pranë Bashkimi Evropian.

Presidenti Begaj liron nga detyra pesë ambasadorë, emëron dy të rinj
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter