Ylli argjentinas Lionel Messi mund të nisë një kapitull të ri surprizues jashtë fushës së futbollit. Sipas një postimi të publikuar në rrjetet sociale nga gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, Messi është pranë blerjes së klubit spanjoll UE Cornellà, që aktualisht garon në divizionin e tretë të Spanjës.
Sipas këtij raportimi, Messi do të bëhej pronar i plotë i klubit (100%), me bazë në Katalonjë, duke investuar në një projekt afatgjatë për zhvillimin e futbollit dhe një “vizion të ri” për të ardhmen e skuadrës.
Romano thekson se ky do të ishte një “kapitull i ri” në karrierën e Lionel Messit, i cili tashmë po eksploron mundësi investimi në botën e futbollit përtej rolit si lojtar.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë Messi apo nga klubi spanjoll, ndaj lajmi mbetet në kuadër të raportimeve të rrjeteve sociale dhe pritet të marrë zhvillime në vijim.



