Vdes një punëtor 48-vjeçar pas lëndimeve në vendin e punës në Shtime

featured
Press Online
15 Prill 2026, 23:25

Një punëtor 48-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u lëndua gjatë punës në një kompani në zonën industriale të Shtimes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot, rreth orës 20:45, kur fillimisht është raportuar se një person ishte lënduar në vendin e punës.

I njëjti është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë patrullat dhe hetuesit e stacionit, si dhe hetuesit rajonalë dhe krimteknikët.

Po ashtu janë njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në terren për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Rasti është iniciuar  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe hetimet janë duke vazhduar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter