Zbulohen kostot financiare të dy palë zgjedhjeve që u mbajtën vitin e kaluar në Kosovë, fatura shkoi mbi 22 mln euro

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Në vitin 2025, Kosova organizoi dy palë zgjedhje parlamentare e dy raunde të zgjedhjeve lokale. Përpos zgjedhjeve të rregullta, u mbajtën edhe ato të parakohshmet për shkak të mungesës së vullnetit politik për zgjedhjen e qeverisë. Këto procese zgjedhore, Kosovës i kushtuan mbi 22 milionë euro.

Sipas raporteve të deritashme, shuma e mjeteve të shpenzuara për organizimin e këtyre proceseve zgjedhore është në vlerën e rreth 22 milionë eurove, sigurisht se së shpejti do të kemi raportet përfundimtare për të gjitha këto procese zgjedhore”, shprehet Valmir Elezi, zëdhënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, shuma e planifikuar nga KQZ ka qenë në vlerën e 11.5 milionë eurove, ndërkaq sipas raporteve të deritashme nga kjo shumë e përgjithshme janë shpenzuar rreth 7 milionë euro”, shton ai.

Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe këtë vit, do të jetë në dorën e partive politike dhe vullnetit të tyre për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh nëse nuk zgjidhet kryetari i shtetit sipas afatit të përcaktuar.

Zbulohen kostot financiare të dy palë zgjedhjeve që u mbajtën vitin e kaluar në Kosovë, fatura shkoi mbi 22 mln euro
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter