Zbulohet super-ushqimi korean që mund të pastrojë trupin nga nanoplastika?

featured
Press Online
13 Prill 2026, 03:52

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore “Bioresource Technology” sugjeron se kimçi, ushqimi tradicional korean i fermentuar, mund të ketë një efekt të papritur në eliminimin e nanoplastikës nga organizmi.

Kimçi, i përgatitur zakonisht nga lakra dhe perime të tjera të fermentuara, është i njohur për përmbajtjen e lartë të probiotikëve dhe përfitimet që sjell për tretjen dhe imunitetin.

Por sipas studimit, bakteret e acidit laktik që gjenden në të mund të lidhen me grimcat shumë të vogla të plastikës në zorrë.

Këto grimca, të njohura si nanoplastikë, janë aq të imta sa mund të depërtojnë në qeliza dhe inde, madje edhe të kalojnë barrierën gjak-tru. Ato vijnë kryesisht nga ndotja e mjedisit dhe përfundojnë në ushqimin që konsumojmë.

Eksperimentet laboratorike te minjtë treguan se një bakter i izoluar nga kimçi, “Leuconostoc mesenteroides”, ndihmoi në rritjen e eliminimit të nanoplastikës përmes feçeve, duke e dyfishuar sasinë e tyre të larguar nga organizmi.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate janë ende paraprake dhe të kufizuara në laborator, ndaj nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar nëse i njëjti efekt mund të ndodhë edhe te njerëzit.

Ndërkohë, kërkime të tjera sugjerojnë se edhe ushqime si bamja dhe fenugreku mund të ndihmojnë në lidhjen dhe largimin e mikroplastikës nga uji, duke hapur rrugë për studime të reja mbi rolin e ushqimeve natyrale në pastrimin e ndotësve modernë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.