Një model i ri Inteligjence Artificiale po trondit botën e sigurisë kibernetike, për çfarë bëhet fjalë?

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Anthropic njoftoi javën e shkuar publikimin e “Claude Mythos Preview”, një sistem që, sipas kompanisë, arrin një nivel të paprecedentë aftësie për të zbuluar dobësi në pothuajse çdo softuer dhe për të ndërtuar automatikisht mënyra funksionale për t’i shfrytëzuar ato. Pretendimi është i fortë: një AI që mund të analizojë sisteme operative, browser-ë apo aplikacione dhe të zhvillojë vetë “eksploite”, pra mjete konkrete për sulme kibernetike. Për këtë arsye, modeli nuk është bërë publik. Ai u është dhënë vetëm disa dhjetëra organizatave të mëdha teknologjike, përfshirë Microsoft, Apple, Google dhe Linux Foundation, në kuadër të një konsorciumi të quajtur “Project Glasswing”.

Sipas Anthropic, Mythos shënon një pikë kthese ekzistenciale për mbrojtjen aktuale të softuerëve. Ideja është e qartë: nëse një AI mund të gjejë dhe të shfrytëzojë dobësi në mënyrë autonome, atëherë infrastruktura digjitale globale është potencialisht e ekspozuar në një shkallë të re. Por jo të gjithë bien dakord. Një pjesë e ekspertëve e shohin këtë si vazhdim të një tendence ekzistuese: AI tashmë ndihmon në gjetjen e dobësive më shpejt dhe më lirë, pa e ndryshuar rrënjësisht lojën. Skeptikët gjithashtu theksojnë një element të rëndësishëm, interesin financiar të kompanive për të paraqitur produktet e tyre si revolucionare.

Megjithatë, të tjerë e konsiderojnë Mythos si një kërcënim real. Ajo që e dallon Mythos, sipas specialistëve, është aftësia për të ndërtuar të ashtuquajturat “exploit chains”, zinxhirë dobësish që shfrytëzohen në mënyrë të koordinuar për të komprometuar thellësisht një sistem. Këto teknika janë ndër më të sofistikuarat në botën e hacking-ut, shpesh të përdorura në sulme “zero-click”, ku viktima komprometohet pa ndërveprim të drejtpërdrejtë.

Në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të, ishte gara për të zhvilluar armë bërthamore që pushtoi disa nga mendjet më të mira në SHBA dhe Bashkimin Sovjetik. Tani SHBA-të e gjejnë veten në një lloj tjetër gare me një kundërshtar tjetër; Kinën. Qëllimi është të dominojnë teknologjinë, konkretisht Inteligjencën Artificiale. Është një luftë që zhvillohet në laboratorët kërkimorë, në kampuset universitare dhe në zyrat e startup-eve të përparuara të mbikëqyrura nga udhëheqësit e disa prej kompanive më të pasura në botë dhe në nivelet më të larta të qeverisë. Kushton triliona dollarë amerikanë.

Një model i ri Inteligjence Artificiale po trondit botën e sigurisë kibernetike, për çfarë bëhet fjalë?
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter