Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është shndërruar në një përbindësh për rivalët në kampionatin spanjoll.
Чуден трик против брадавици и папиломи – обидете се!
PARAZOL
Простатата се намалила 3 пати! Правете го ова секоја вечер!
PRO DROPS
1 лажица наутро — раствора тромби и го стабилизира притисокот!
HYPERTEA
Futbollisti Muriqi ishte shënues i dyfishtë për Mallorca-n në fitoren e thellë me rezultat 3:0 ndaj Rayo Vallecanos.
Nuk ka të ndalur së shënuari, sot realizoi golin e tij të 21-të në kampionatin spanjoll dhe ka vetëm dy gola më pak se Kylian Mbappe, që kryeson listën e golashënuesve.
Një shqiptar nga Kosova po tregon forcën e tij në njërin nga kampionatet më të forta në botë.
Muriqi tani mban rekordin për gola të shënuar te Mallorca. Ai ka thyer rekordin e kamerunasit legjendar, Samuel Eto’o.
Muriqi tashmë ka shënuar 55 gola në La Liga, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Samuel Eto’o, i cili kishte 54 gola me fanellën e Mallorca-s.
Muriqi e hapi serinë e golave në minutën e 36-të, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutën e 40-të, duke çuar rezultatin në 2:0.
Ylli ynë vazhdon të shkruajë histori, duke thyer rekordin e një legjende të futbollit botëror.
Muriqi tani ka 55 gola e legjenda kamerunase 54.
Muriqi shënoi golin tjetër në minutën e 40-të, 2:0.
Në minutën e 65-të Virgili realizoi për 3:0.
Rayo Vallecano renditet në pozitën e 13-të me 35 pikë, një më shumë se Mallorca që gjendet dy pozita më poshtë pas javës së 31-të.


