Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Transformimi i arsimit vijon, Koçiu në bashkëbisedimin me mësuesit në shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër

Press Online12 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shkollat në të gjithë vendin po transformohen nga dita në ditë falë investimeve të rëndësishme që po bëhen në arsim, duke krijuar kushte bashkëkohore dhe një mjedis më cilësor për nxënësit dhe mësuesit.

Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër është një ndër to, një shembull konkret i këtij transformimi, ku përveç infrastrukturës moderne dhe kushteve dinjitoze për mësimdhënie dhe mësimnxënie, po zhvillohen edhe programe që nxisin kreativitetin dhe aftësitë praktike të nxënësve, si programi “Art dhe Zeje”.

Sot në këtë shkollë ishte Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, së bashku me Ministren e Arsimit Mirela Kumbaro dhe kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci për të zhvilluar një bashkëbisedim me stafin pedagogjik mbi prioritetet e përbashkëta në rritjen e cilësisë arsimore dhe për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë shqiptare përmes rritjes së pagave dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional.

Zëvendëskryeministrja Koçiu vlerësoi punën e përditshme dhe përkushtimin e mësuesve, si dhe theksoi rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën arsimore, të cilat po sjellin një transformim të dukshëm në të gjithë sistemin. Ajo nënvizoi se krijimi i kushteve sipas standardeve bashkëkohore europiane është një prioritet i qeverisë, në funksion të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe formimit të kapitalit njerëzor.

Zëvendëskryeministrja Koçiu theksoi se një ndër arritjet kryesore është garantimi i një sistemi meritokratik në përzgjedhjen e mësuesve përmes platformës “Mësues për Shqipërinë”, duke siguruar transparencë dhe barazi mundësish për profesionistët e arsimit.

“Ne sot e kemi larguar politikën nga arsimi, nga shkolla. Mësuesit sot përzgjidhen nëpërmjet platformës “Mësues për Shqipërinë” duke qenë një proces tërësisht transparent, meritokratik që i garanton kujdo që aspiron për të patur një karrierë profesionale në mësimdhënie të fitojë një vend pune vetëm mbi bazë të meritës dhe jo mbi bazë të njohjeve.” – u shpreh ajo, teksa u ndal edhe tek rëndësia e motivimit të mësuesve përmes rritjes së pagave dhe forcimit të sistemit për vlerësimin e përvojës në punë.

“Ne arritëm që në vitin 2024 të bënim një nga reformat më të forta sa i përket rritjes së pagave në arsim, rritjes së pagave të mësuesve, duke bërë të mundur që paga mesatare të shkojë në 950 euro dhe duke bërë të mundur gjithashtu njohjen e vjetërsisë nëpërmjet një formule, e cila motivon dhe vlerëson akoma më shumë mësuesit me eksperiencë pune, profesionistët që e kanë kaluar jetën e tyre duke dhënë dijen, pasionin, përkushtimin për mësimdhënien.” – u shpreh lidhur me këtë aspekt Zëvendëskryeministrja Koçiu.

Ajo theksoi se këto investime dhe reforma janë të mundura vetëm falë një ekonomie të qëndrueshme, e cila ka krijuar hapësira për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve në sektorë kyç si arsimi dhe shëndetësia.

Një vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua sigurisë në shkolla, si një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Në këtë drejtim, u theksua zbatimi i programit “Smart City”, i cili nis nga muaji qershor dhe parashikon pajisjen e shkollave me kamera inteligjente për rritjen e sigurisë dhe monitorimit në ambientet shkollore.

Ky projekt do të zbatohet paralelisht me programin e oficerëve të sigurisë në shkolla, ku synohet rritja e numrit të tyre në rreth 400, duke garantuar një mjedis më të sigurt për nxënësit dhe stafin pedagogjik, si dhe duke lehtësuar punën e përditshme të mësuesve.

“Siguria në shkolla është një nga ato elementë kyç, e cila ka një vëmendje të shtuar nga qeveria shqiptare aktualisht. Dhe nëpërmjet aplikimit të projektit Smart City, i cili fillon nga muaji qershor i këtij viti, ne do të bëjmë të mundur pajisjen e të gjitha shkollave me kamera inteligjente të cilat do të na garantojnë dhe do të na sigurojnë një jetesë, një bashkëjetesë të nxënësve tanë në ambientet e shkollës më të sigurt, më të kontrolluar, më të monitoruar, më qetësuese kur vjen puna dhe tek prindërit. E bëjmë këtë paralelisht me programin tjetër, atë të oficerëve të sigurisë në shkolla, duke tentuar të rrisim numrin në afro  400 oficerë sigurie, të cilët do të na krijojnë një vlerë të shtuar krahas kamerave inteligjente në shkollë për të garantuar një siguri akoma më të madhe të fëmijëve dhe për t’ju lehtësuar edhe ju në punën e përditshme për të qenë më të qetë dhe më të dedikuar në formimin e brezave të rinj.” – u shpreh Zëvendëskryeministrja Koçiu.

Previous ArticleNesër zgjedhjet parlamentare në Hungari, moment kyç për historinë e vendit
Next Article Heidi mahnit rrjetin me elegancën e saj në të zeza

Lajme të ngjashme

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

26 Nëntor 2026 KOSOVË

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.