Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Press Online12 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Asamblenë e PS në Lushnjë, ka akuzuar opozitën se po baltos Shqipërinë në gjuhë të huaj.

Sipas tij kjo që bën opozita shqiptare nuk ka ndodhur as me opozitat e Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi.

Për të, opozita dhe PD do zhyten thellë e më thellë në zgjedhjet e tjera.

“Maqedonia ka qenë në luftë të madhe politike dhe në prag konfliktit civil, por nuk ka bërë vaki të vijë opozita maqedonase në Bruksel duke u lutur ndalojeni Maqedoninë. Mali i Zi ka probleme të harmonisë etnike nuk ka bërë vaki të vijë opozita malazeze në Bruksel, ata kanë përfaqësinë e tyre me 50 veta, mijëra njerëz në Bruksel, shkojnë këta dhe u thonë atyre ça ndodh në Shqipëri.

Bullgaria nuk ka paqe me zgjedhje stërzgjedhje. Por nuk ka ndodhur që partitë të nisen pas Berihajit dhe të bëjnë copash vendin e tyre. Këtë e bëjnë vetëm, ata që nuk i kemi përballë, i kemi prapa, gjithmonë e më prapa. Por ama, nuk ndodhin këto gjëra. Nuk dalin njerëzit nga vetja të sakatojnë vendin e tyre në gjuhë të huaj. I gënjen mendja se na mundin ne këtu duke dalë në TV jashtë shtetit, duke lehur në Bruksel. Sa më shumë e bëjnë këtë gjë, aq më shumë do zhyten. Jo të gjithë janë të lumtur që Shqipëria po bën progres. Kemi shkuar 1.5 mld investime të huaja.

E kemi marrë vendin me PBB nën 10 mld, sot jemi 27 mld. Në 2030 do shkojmë 35 mld. E kemi marrë më pak se 3 mijë euro për frymë, sot jemi 11 e 300 për frymë. Me pagë mesatare qesharake, sot kemi pagën e përgjithshme mesatare 870 euro. Rritet pasi rritet në sektorin privat. Në sektorin publik ka shkuar mbi 1000 euro. Kemi futur dhe për pagat për indeksimin. Kur rritja e pagës ishte x, inflacioni e ulte fuqinë blerëse. Sot nuk ka më, çdo pagë ka dhe indeksimin e inflacionit. Shumë e rëndësishme të jemi me këmbë në tokë, kokën lart dhe të shikojmë përpara”, tha Rama.

 

Previous ArticleAvionët pakistanezë vendosen në Arabinë Saudite
Next Article Tensioni në gjysmëfinalen e Big Brother VIP: Miri dhe Mateo përplasen ashpër

Lajme të ngjashme

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

26 Nëntor 2026 KOSOVË

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.