Bisedimet SHBA-Iran “ngecin” në Ngushticën e Hormuzit, Financial Times zbardh prapaskenat

featured
Press Online
11 Prill 2026, 23:18

Bota po ndjek me vëmendje zhvillimet në Pakistan, ku ka përfunduar faza e parë e bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund krizës në Lindjen e Mesme.

Edhe pse burime pranë delegacioneve të të dy venE madhee raportojnë se është bërë njëfarë përparimi në çështjet që lidhen me sulmet izraelite ndaj Libanit, lirimin e aseteve që Irani ka nevojë urgjente dhe çështje të tjera, “gjembi i madh” mbetet Ngushtica e Hormuzit, ndërsa pala iraniane ka theksuar se Uashingtoni se ka bërë kërkesa të tepërta.

Një burim pranë ekipit negociator të Teheranit i tha CNN se SHBA-të kanë bërë “kërkesa të papranueshme” mbi Ngushticën e Hormuzit dhe disa çështje të tjera.

Edhe Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr raporton se SHBA-të kanë bërë “kërkesa të tepërta” ndaj bashkëbiseduesve të tyre iranianë.

Ndërkohë, Financial Times raportoi, duke cituar burime të besueshme të cilat thanë se kalimi detar mbetet një pikë e kontestuar ashpër. Irani këmbëngul në ruajtjen e kontrollit të Ngushticës dhe vendosjen e detyrimeve të tranzitit mbi anijet, dhe negociatorët e tij e kanë hedhur poshtë propozimin për menaxhim të përbashkët.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.