Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

Press Online9 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ish-deputeti Dashamir Shehi, i pranishëm në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se reforma në drejtësi u miratua vetëm pas presionit ndërkombëtar.

Sipas tij, të huajt, kur panë se çfarë ndodh me korrupsionin në Shqipëri, menduan të krijonin gjykata speciale për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Ai tha se në realitet drejtësia ka trembur politikën, pasi për herë të parë shihen zyrtarë të lartë në burg.

Pjesë nga biseda:

Shehi: Me fjalën reformë në Shqipëri është abuzuar shumë këtu. Reforma në drejtësi u bë nën presionin e të huajve, siç janë bërë gjykatat speciale në Kosovë, Maqedoni, Kroaci dhe Rumani. Kur në një vend si Shqipëria, ku niveli i korrupsionit është shumë i lartë, duhen elementë specialë. Politika nuk është se ka dënuar njëri-tjetrin. Politika ka ndërtuar një sistem korporativ. Po t’i shohësh para zgjedhjeve thonë “sa të vijmë, hajdutët e të tjerë”. Pastaj, sapo vijnë, thonë “kështu e ka politika”.

Po i mbani mend ato historitë me Nanon e Berishën. Të huajt e kuptuan që në këtë vend, ku nuk dënohen zullumqarët e mëdhenj, duhet një gjykatë speciale; u bë pikërisht për këtë punë.

Borakaj: E ka trembur politikën?

Shehi: Po, e ka trembur. Asnjëherë më parë nuk kanë hyrë në burg ministra. Po a funksionon i gjithë sistemi në bllok? Patjetër që jo.

Previous ArticleBOMBA e Karamuços: Serbët donin të helmonin ambasadorin tonë në Shkup, brenda në ambasadën izraelite
Next Article Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

Lajme të ngjashme

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Skadon afati për Specialen, pritet opinioni ligjor për hapat e mëtejshëm

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti në 27-vjetorin e Shërbimit Korrektues ne Kosove: Burgu nuk është i mirë, por mbron shoqërinë

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti: Këtë javë nis hartimi i ligjit për Specialen, presim ekspertët për ta përmbyllur

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028,…

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.