Pas humbjes së Liverpool ndaj PSG, Salah flet hapur për lënien e tij në stol: Më dhemb më shumë se sa mendoni

featured
Press Online
09 Prill 2026, 20:21

Pas humbjes së rëndë në ndeshjen e Liverpool përballë PSG, është sulmuesi egjiptian i “The Reds”Mohamed Salah që flet hapur për vendimet e trajnerit.

Ai ka shprehur indinjatën për vendimin e rradhës së trajnerit Slot ndaj tij për ta mbajtur në stol edhe pse duhej me doemos një reagim në sulm nga skuadra angleze. “Nuk është e lehtë për mua ta them këtë, por netë si kjo janë vërtet të dhimbshme. Të ulesh një ndeshje të madhe, të shikosh nga stoli, të dish sa shumë dëshiron të jesh atje duke luftuar për ekipin tënd… dhemb më shumë sesa mendojnë njerëzit.

Gjithmonë i kam dhënë gjithçka futbollit. Çdo seancë stërvitore, çdo ndeshje, çdo moment kam luajtur me pasion, krenari dhe përgjegjësi. Jo vetëm për veten time, por edhe për tifozët që më mbështesin pafundësisht. Nuk do të ndalem kurrë së punuari shumë, nuk do të ndalem kurrë së besuari në vetvete dhe nuk do të ndalem kurrë së dhëni gjithçka nga vetja ime.”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.