Barça pëson disfatë në Champions, ndaj Atleticos duhet përmbysja në ndeshjen e kthimit, PSG i tregon forcën Liverpoolit

featured
Press Online
09 Prill 2026, 22:22

Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale të Champions League. Barcelona pësoi disfatë të hidhur 0-2 në shtëpi ndaj Atletico Madridit.

Sfida u komplikua për katalanasit në fundin e pjesës së parë, pasi Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Alvarez realizoi një eurogol. Në superioritet numerik, Atletico shënoi të dytin me Sorloth në të 70-tën.

Me këtë rezultat, kualifikimi për Barcelonën duket “malore”, pasi i duhet përmbysja në aktin e kthimit. Në sfidën tjetër, PSG mposhti 2-0 Liverpool, me golat e Doue dhe Kvara. Ky sukses bën që kampionët në fuqi të shkojnë të qetë në takimin e kthimit, ndërsa The Reds nuk kanë asgjë për të humbur dhe do provojnë mrekullinë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.