Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me periudha me diell. Paradite do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore herë pas here erë e fortë nga veriu, me shpejtësi mbi 70 km/h, njofton Administrata për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 13 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me periudha me diell. Në orët e mëngjesit, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Pason një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me temperatura të mëngjesit që në disa vende do të zbresin nën zero. Të enjten do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore herë pas here erë e fortë nga veriu, mbi 60 km/h. Të premten, kah fundi i ditës, gjatë natës dhe të shtunën do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, në zonat malore dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë në formë bore.


