Një përplasje e pazakontë dhe e fortë raportohet se ka ndodhur në nivelet më të larta të pushtetit në Iran, me presidentin Masoud Pezeshkian që ka akuzuar drejtues të lartë të Gardës Revolucionare për veprime të njëanshme që, sipas tij, kanë shkatërruar çdo shans për armëpushim dhe po e çojnë vendin drejt katastrofës.
Burime pranë presidencës bën me dije për “Iran International” se më 4 prill është zhvilluar një debat i tensionuar mes Pezeshkian dhe Hossein Taeb, një figurë e afërt me udhëheqjen supreme në Teheran. Të pranishmit e përshkruan takimin si jashtëzakonisht të ashpër dhe emocional.
Gjatë përplasjes, presidenti iranian akuzoi drejtues të rëndësishëm ushtarakë, përfshirë Ahmad Vahidi dhe Ali Abdollahi, se po veprojnë në mënyrë të pavarur dhe po nxisin përshkallëzimin përmes sulmeve ndaj venE madhee të rajonit, veçanërisht ndaj infrastrukturës së tyre.
Sipas burimeve, Pezeshkian theksoi se këto politika kanë eliminuar çdo mundësi të mbetur për një armëpushim dhe po e çojnë Republikën Islamike drejt “një katastrofe të madhe”.
Ai paralajmëroi gjithashtu se ekonomia iraniane nuk është në gjendje të përballojë një luftë të zgjatur dhe se, në kushtet aktuale, një kolaps i plotë ekonomik mund të jetë i pashmangshëm.



