Kupa e Shqipërisë, Egnatia, për të thyer një tabu sezonale ndaj Elbasanit!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Kupa e Shqipërisë luan nesër dy gjysmëfinalet e para të saj. Egnatia-Elbasani dhe Dinamo-Vllaznia, paraqesin interes, pasi parashikohen të jenë dy sfida shumë të luftuara.

Egnatia do të ndeshet për herë të 5-të me Elbasanin këtë sezon. Kampionët në fuqi kanë hasur vështirësi ndaj këtij kundërshtari duke mos arritur ta mposhtin asnjëherë në kampionat. Në fushën e tyre rrogozhinasit kanë regjistruar 2 barazime, 1-1 dhe 2-2.

Në Elbasan, skuadra e trajnerit Edlir Tetova ka humbur ndeshjen e parë 1-0 dhe jo më larg se dy javë, barazoi pa gola. Vërtet i fortë Elbasani i këtij sezoni për Egnatian, që nesër do të përpiqet ta thyejë këtë tabu sezonale. Rrogozhinasit do të mundohen të shfrytëzojnë faktorin fushë, si dhe entuziazmin që ka sjellë fitorja 3-0 ndaj Bylisit në kampionat.

Në anën tjetër, Elbasani vjen pas disfatës së thellë ndaj Dinamos në kryeqytet e në Kupë do të tentojë të ndryshojë situatën. Duke qenë ndeshje transferte, për verdheblutë do të ishte i pranueshëm edhe barazimi. Trajneri Gvozdenoviç, vazhdon të vuajë disa mungesa të rëndësishme si, Janaçek, Lulaj e Qose.

Kupa e Shqipërisë, Egnatia, për të thyer një tabu sezonale ndaj Elbasanit!
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter