Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur këtë të martë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se komunikimi me bazën dhe ai publik kanë qenë porositë kryesore që kryeministri ka lënë gjatë mbledhjes.
Mësohet se kreu i qeverisë në mbledhjen që zgjati rreth një orë u fokusua te turi për Shqipërinë ndërsa ka lajmëruar deputetët e tij se dhe vetë Rama do zhvillojë takime në qytete të tjera të vendit.
Kryeministri u largua së bashku me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ndërsa mbledhja vijon e drejtuar nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla.



