Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut pas vaksinave COVID-19!

Press Online6 Prill 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona pas vaksinave adenovirale kundër Covid‑19, sipas revistës shkencore “ScienceDirect”. Këto raste, të njohura si VITT (trombocitopenia trombotike imune e shkaktuar nga vaksina (VITT) ndodhin kur sistemi imunitar prodhon antitrupa që sulmojnë gabimisht një proteinë të gjakut të quajtur PF4, duke shkaktuar mpiksje.

Rasti është jashtëzakonisht i rrallë dhe lidhet me një kombinim të sfondit gjenetik dhe një mutacioni të vogël të antitrupave. Simptomat që duhen njohur përfshijnë dhimbje koke të forta, dhimbje barku, enjtje të këmbëve, vështirësi në frymëmarrje dhe njolla të kuqe në lëkurë, zakonisht 7–30 ditë pas vaksinimit.

Ekspertët theksojnë se rreziku është shumë i vogël, ndërsa përfitimet e vaksinimit kundër Covid‑19 mbeten shumë më të mëdha. Kuptimi i këtij mekanizmi mund të ndihmojë në diagnostikim dhe trajtim më të shpejtë, si dhe në zhvillimin e vaksinave më të sigurta në të ardhmen. Mpiksja e gjakut mund të jetë e heshtur, por simptomat e saj nuk duhen nënvlerësuar në disa raste, reagimi i shpejtë shpëton jetën. Mpiksja e gjakut, ose trombi, krijohet si një reagim natyror i organizmit ndaj një dëmtimi.

Ajo shërben për të ndalur gjakderdhjen dhe për të mbrojtur trupin. Problemi lind kur trombi formohet pa një arsye të qartë, jashtë mekanizmave normalë mbrojtës të organizmit. Në këto raste, ai mund të shndërrohet në një rrezik serioz për shëndetin, madje edhe për jetën. Një studim i fundit ka zbuluar se rastet e rralla të trombozës pas vaksinës anti-COVID të AstraZeneca lidhen me një proteinë të adenovirusit të modifikuar, që përdoret për të nxitur përgjigjen imunitare ndaj SARS-CoV-2. Tek disa persona me një profil të veçantë gjenetik, kjo proteinë mund të shkaktojë prodhimin e antitrupave që, në vend të virusit, lidhen me një faktor të mpiksjes së gjakut (PF4), duke krijuar tromboza dhe hemorragji.

 

Previous ArticleNga 10 prilli hyn në fuqi sistemi biometrik për hyrje-dalje në vendet e BE-së, vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë
Next Article Tri propozimet e Kurtit për LDK-në për Presidentin

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.