Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mos i detyroni më fëmijët të bëjnë detyrat, ky truk funksionon per 10 minuta…

Press Online6 Prill 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një teknikë psikologjike e thjeshtë i jep fëmijës ndjenjën e kontrollit dhe e bën më bashkëpunues. Të gjithë fëmijët ndonjëherë dalin jashtë kontrollit, ndërsa prindërit shpesh vërejnë se insistimi në autoritet dhe urdhra vetëm e përkeqëson situatën. Sa më shumë që i shtypin, aq më i fortë bëhet rezistimi i tyre. Një studim i kryer me afro 1.500 adoleshentë ka treguar se kontrolli i tepruar nga ana e prindërve nxit te fëmijët motivimin për të bërë pikërisht të kundërtën e asaj që u kërkohet, sepse ndihen të kërcënuar në nevojën e tyre për liri dhe autonomi.

Truku psikologjik për të shmangur grindjen rreth detyrave

Kur fëmija juaj kundërshton një detyrë, siç është shkrimi i detyrës së shtëpisë, provoni një teknikë të thjeshtë psikologjike. Ndoshta e keni dëgjuar shembullin klasik kur mjeku e pyet fëmijën nëse dëshiron të marrë një apo dy injeksione. Fëmija pothuajse gjithmonë zgjedh një. Qëllimi kryesor i kësaj qasjeje është të zvogëlojë rezistencën ndaj vetë detyrës.

Pyetja e mjekut në fakt ofron një zgjedhje të rreme. Një injeksion apo dy? Vëmendja e fëmijës zhvendoset te marrja e vendimit në vend se te frika nga gjilpëra. Në të njëjtën kohë, fëmija fiton ndjesinë e kontrollit, sepse vendimin e ka marrë vetë. Për më tepër, duke zgjedhur vetëm një injeksion në vend të dyve, ai ndjen sikur ka marrë një “lehtësim”. Kjo është një metodë e shpërqendrimit që e largon fëmijën nga problemi kryesor dhe njëkohësisht e përfshin me dëshirë në zgjidhjen e tij.

Si të aplikoni zgjedhjen e rreme

Këtë teknikë mund ta përdorni në situata të ndryshme, duke i ofruar fëmijës zgjedhje mes një opsioni më të vështirë dhe një më të lehtë. Askush nuk zgjedh opsionin më të vështirë, ndërsa qëllimi është që fëmija të pranojë atë më të lehtin, që në fakt është ajo që keni dashur të arrini.

  • “Dëshiron ta bësh detyrën për gjithë javën apo të përqendrohesh vetëm te ajo për nesër?”
  • “Dëshiron sonte ta lexosh të gjithë kapitullin apo vetëm pesë faqet e para?”
  • “Dëshiron ta shkruash sot të gjithë esenë apo vetëm të bësh një skicë?”

Kjo metodë funksionon më së miri te fëmijët më të vegjël, të cilët janë disi më të lehtë për t’u “orientuar”. Nëse ndodh që fëmija të zgjedhë opsionin e parë, më të vështirë, pranojeni, edhe pse një përfundim i tillë është shumë pak i mundshëm.

Çfarë me fëmijët më të rritur

Kur fëmijët rriten, ofrojuni zgjedhje reale mes opsioneve që për ju janë njësoj të pranueshme. Për shembull:

  •  Duhet t’i kryejmë punët e shtëpisë para se të vijnë mysafirët. Dëshiron të rregullosh dhomën tënde apo të lash enët?”
  • “Sonte duhet të përgatitesh për një provim të rëndësishëm. Dëshiron të ushtrosh matematikë apo lexim me kuptim?”
  • “Dëshiron ta shkruash esenë në kompjuter apo fillimisht me dorë?”

Ndjenja e kontrollit është çelësi i motivimit

Të dyja strategjitë u japin fëmijëve ndjesinë e kontrollit, duke u ofruar njëkohësisht një gamë të kufizuar dhe të pranueshme zgjedhjesh. Një përmbledhje e 36 studimeve ka zbuluar se, kur prindërit mbështesin ndjenjën e autonomisë te fëmijët, ata tregojnë më shumë motivim, përfshirje dhe arrijnë rezultate më të mira akademike. Në vend që t’u jepni urdhra, ofrojuni zgjedhje. Fëmijët më të rritur mund edhe ta kuptojnë se çfarë po përpiqeni të bëni, por teknika vazhdon të funksionojë, sepse dhënia e zgjedhjes u mundëson të shmangin detyrën që u pëlqen më pak, gjë që sërish është në dobinë e tyre.

Previous ArticleShokon Shqipe Hysenaj, Mateo në rrezik të eliminimit, ky është shkaku
Next Article “Do përballem me Ramën ne gjyq”, Berisha vijon akuzat ndaj Altin Dumanit dhe Irena Gjokës

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.