Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

22 Nëntor 2026

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Revolucioni elektrik/Motoçikleta e parë me bateri të ngurtë!

Press Online4 Prill 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Prodhuesi estonez, Verge Motorcycles ka njoftuar fillimin e prodhimit të motoçikletës së parë në botë që përdor bateri me elektrolit të ngurtë. Zhvilluar në bashkëpunim me “startup” finlandez Donut Lab, teknologjia e re e baterisë për modelin TS Pro mbetet kryesisht sekret.

Detajet kyçe, si përbërja kimike, nuk janë zbuluar. Bateria e Donut Lab ka shkaktuar shumë polemika dhe kritika, kryesisht nga Kina, megjithatë janë kryer disa teste që konfirmojnë pjesërisht besueshmërinë e saj. Fillimi i prodhimit përbën një hap të madh përpara.

Kompania pretendon se motoçikleta ofron autonomi të jashtëzakonshme dhe ngarkim ultra të shpejtë. Nëse këto pretendime konfirmohen në kushte reale, TS Pro mund të shënojë një përparim të rëndësishëm në teknologjinë e automjeteve elektrike dhe inovacionin e baterive.

Në muajin janar, Verge prezantoi në CES 2026 motoçikletën e parë me bateri të ngurta, i cili ofron ngarkim 10-minutësh dhe një autonomi prej 595 kilometrash. Bërthama e motoçikletës TS Pro është bateria me elektrolit të ngurtë e zhvilluar nga Donut Lab, duke e bërë të parën të këtij lloji në një motoçikletë serik. Përdoruesit mund të zgjedhin midis dy konfigurimeve:

Versioni standard: kapacitet total 20,2 kWh (nominal 18 kWh), me autonomi deri në 350 km dhe ngarkim maksimal 100 kW. Opsioni me autonomi të gjatë: kapacitet total 33 kWh (nominal 30 kWh), me autonomi deri në 600 km dhe mbështetje për ngarkim maksimal 200 kW.

Motoçikleta fuqizohet nga Donut Motor 2.0, që prodhon një fuqi maksimale prej 100 kW (137 kuaj/fuqi) dhe një moment rrotullues impresiv prej 1000 Nm. Çmimi në SHBA fillon nga 29990 dollarë (rreth 25990 euro) para taksave dhe tarifave, ndërsa opsioni me bateri më të madhe kushton 5000 dollarë shtesë (rreth 4333 euro).

Rikujtojmë se Honda hyri për herë të parë në tregun e motocikletave elektrike me WN7, një version prodhimi i konceptit EV Fun të vitit 2024. Motocikleta ka dizajn “streetfighter” me linja të theksuara dhe një ekran LCD 5.1-inç pas dritave LED. Sipas Honda-s, WN7 ofron 67 kuaj-fuqi dhe 100 Nm çift rrotullimi, duke rivalizuar motorët 600cc me benzinë. Pesha prej 217 kg e bën atë 9% më të rëndë se CB750 Hornet me motor benzinë.

 

Previous ArticleAlbulena Haxhiu zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes
Next Article Barcelona merr lajmin e madh para ndeshjes me Atletico Madridin

Lajme të ngjashme

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

22 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

20 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Misteri i pikave të kuqe në univers, shkencëtarët zbulojnë çfarë mund të fshihet pas tyre!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

YouTube po përgatit rivalin e Instagramit/Zbulohet aplikacioni sekret Tamba!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë përmes një…

Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Press Online22 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për…

SHQIPTARËT JANË POPULL SHTETFORMUES! Gashi uron Ditën e Alfabetit Shqip

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dita e Alfabetit Shqip nuk është vetëm një përvjetor historik, por edhe…

Sali: Në Ditën e Alfabetit, ndërtojmë ura bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka vlerësuar promovimin…

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

Press Online22 Nëntor 2026 EKONOMI

Ndërtimi i segmenteve të autostradës së Korridorit 8 në pjesën perëndimore të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.