Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pilo nuk është risi, edhe një italian luajti për Shqipërinë! Ja kush janë “tradhtarët”!

Press Online3 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Grumbullimi i fundit i Kombëtares shqiptare ka rikthyer në vëmendje një fenomen të njohur në historinë e futbollit kuqezi, lojtarët e lindur jashtë vendit ose të rritur jashtë që zgjedhin të përfaqësojnë Shqipërinë. Thirrja e mbrojtësit të AEK-ut, Stavro Pilo nga trajneri Silvinjo, është shembulli më i fundit i këtij realiteti që ndërthur historinë, emigracionin dhe identitetin sportiv, ashtu si edhe rasti i Bujar Pllanës që ka luajtur me të rinjtë e Kosovës, por që së fundmi vendosi të vishte fanellën e Shqipërisë.

STAVRO PILO

25- vjeçari, i lindur në Rodos nga prindër shqiptarë, bëhet futbollisti i shtatë i lindur në Greqi që vesh fanellën kuqezi në nivelin e parë. Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë lojtarë të tillë, pas Kosovës dhe Zvicrës, duke treguar ndikimin e diasporës në përbërjen e ekipit kombëtar. Lista e futbollistëve shqiptarë të lindur në Greqi që kanë luajtur për Kombëtaren përfshin emra të njohur si Thomas Strakosha, Mario Mitaj dhe Enea Mihaj, të cilët vijojnë të jenë pjesë aktive e ekipit. Ndërkohë, Stivian Janku dhe Ardit Toli kanë dhënë kontributin e tyre në ndeshje të ndryshme, duke përfaqësuar një brez që është rritur jashtë Shqipërisë, por ka zgjedhur të luajë për të.

ITALIANI I KOMBËTARES

Në këtë histori të gjatë spikat një rast unik dhe pak i njohur për publikun e gjerë, ai i Xhakomo Poselit. I lindur në Selanik në vitin 1921 nga një familje me origjinë italiane, ai mbetet një figurë e veçantë në historinë e futbollit shqiptar. Familja e tij u vendos në Vlorë kur ai ishte vetëm 11 vjeç dhe pikërisht aty nisi rrugëtimin në futboll. Si portier i Flamurtarit, Xhakomo Poseli ra në sy dhe në vitin 1946 mori shtetësinë shqiptare, duke u bërë pjesë e Kombëtares në një periudhë kur futbolli po rindërtohej pas Luftës së Dytë Botërore. Ai debutoi më 13 tetor 1946 në fitoren 1-0 ndaj Rumanisë dhe zhvilloi gjithsej disa ndeshje me përfaqësuesen. Poseli mban një rekord të veçantë, është i vetmi futbollist në historinë e Shqipërisë që ka luajtur për Kombëtaren pa pasur asnjë origjinë shqiptare, duke u bërë kështu një simbol i hershëm i ndërthurjes së kulturave në sport.

“TRADHTARËT”

Përtej atyre që kanë zgjedhur Shqipërinë, historia njeh edhe raste të kundërta. Futbollistë si Sotir Nini, Panajot Kone, Fiorin Durmishaj apo Andrea Ndoj kanë vendosur të përfaqësojnë Greqinë, ndonëse kanë lidhje shqiptare. Një tjetër shembull është edhe talenti Kristos Tzolis, me prindër nga Dhrovjani i Vlorës, i cili gjithashtu zgjodhi kombëtaren greke. Këto histori tregojnë se përzgjedhja e një kombëtareje është shpesh personale dhe e ndikuar nga shumë faktorë, përfshirë identitetin, mundësitë sportive dhe rrugën e zhvillimit të karrierës apo edhe detyrimin që mund të ndiejnë për shkak të klubeve ku aktivizohen. Megjithatë, rasti i fundit me Stavro Pilo dëshmon se lidhja me Shqipërinë vijon të mbetet e fortë për shumë lojtarë të lindur jashtë saj, duke pasuruar vazhdimisht historinë e Kombëtares kuqezi.

 

 

 

Previous ArticleParalajmërimi i ambasadës amerikane, Myftari: S’ka rrezik, as në hartë nuk na gjejnë dot! Kume: Njoftimi i referohet akteve terroriste
Next Article G Bani publikon ‘skenarin’ e produksionit, zbulon renditjen e 4 finalistëve të “BBVA 5”: Fitues është…

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.