Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Fabio Capello ‘shpërthen’ pas dështimit të Italisë: Një turp, tragjedi sportive! S’më ka zënë gjumi

Press Online3 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ish-trajneri italian, Fabio Capello, ka reaguar ashpër pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, duke e cilësuar situatën si një nga momentet më të errëta në historinë e futbollit italian.

Në një prononcim për ‘Marca’, Capello nuk e fshehu zhgënjimin.

“Nuk munda të flija gjithë natën, ende nuk mund ta besoj atë që ndodhi. Po flasim për një ekip katër herë kampion bote, kjo është një tragjedi sportive, një turp”, tha ai fillimisht.
Ai theksoi se situata është e papranueshme për një komb me traditë të madhe si Italia, duke e cilësuar këtë dështim si një nga ngjarjet më negative në historinë e futbollit të vendit.

Capello drejtoi kritika të forta edhe ndaj drejtuesve të Federatës Italiane të Futbollit, duke përmendur drejtpërdrejt presidentin Gabriele Gravina.

“Askush nuk po jep dorëheqjen dhe kjo është gjëja më shqetësuese. Personi i parë që duhet të marrë përgjegjësinë është presidenti, së bashku me të gjithë drejtuesit”, tha 79-vjeçari.
Sipas tij, zgjidhja kërkon një analizë të thellë dhe një rindërtim total.

“Duhet të sjellim ekspertë, të kuptojmë çfarë nuk funksionon dhe të nisim nga baza. Problemi nuk është vetëm rezultati, por është strukturor”, vijoi ai.
Në fund, Capello pranoi se rikuperimi do të jetë i vështirë, por shprehu besimin se kjo krizë mund të shërbejë si pikënisje për një rilindje të futbollit italian.

“Italia duhet të rishpikë veten. Për një vend si ky, mungesa për herë të tretë në Botëror është shumë e vështirë për t’u pranuar”, mbylli Capello.

Previous ArticleChloe shijon diellin e Londrës me stil
Next Article Alarmi i Ambasadës, Malaj: Duhet marrë seriozisht

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.