Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Debatet në grupin e PS, reagon për herë të parë Edi Rama

Press Online2 Prill 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për debatet që janë zhvilluar pak ditë më parë në mbledhjen e grupit të PS.

Në media u raportua për një përplasje mes Ramës dhe Elisa Spiropalit, e cila sipas burimeve të brendshme kanë qenë me tone të ashpra.

Rama, gjatë një takimi me banorët e njësisë 14, ka pranuar që ka pasur një debat, por shtoi se në disa orë mbledhje, asnjë media nuk raportoi çështjen e tjera që u diskutuan, por vetëm debatet mes tyre.

“Tani kemi pasur edhe një diskutim të gjatë në mbledhjen e zgjeruar të qeverisë me grupin parlamentar. Është një praktikë e re çdo fund muaji për të folur me deputetët, ministrat edhe për të marrë shqetësimet, por edhe për të për t’u fokusuar në tema me rëndësi për të gjithë, edhe legalizimet dhe kadastra ishin në fokus të mbledhjes së kësaj radhe.

Natyrisht që mediat kombëtare kanë gjëra më të rëndësishme për të informuar, çfarë i thashë unë njërit dhe çfarë i thashë unë tjetrës, në një mbledhje nga ora 11 deri në orën 6 pasdite ku ne folëm gjerë e gjatë për pronat, për shërbimet në kadastër, për legalizimet, për reformat administrative territoriale, për skenarët se si duhet të rishikojmë hartën e shërbimeve në territor.

Në çdo rast, hap atë pasqyrën e celularit, shko shih portal më portal, kanal më kanal, po gjete gjë për legalizimet, po gjete gjë për infrastrukturën,  po gjete gjë për arsimin, po gjete gjë për shëndetësinë, po gjete gjë për çfarë po bën qeveria për çështjen e naftës, po gjete gjë për çfarë ka ndodhur, çfarë po ndodh, çfarë do ndodhë me pagat, po e gjete kund që ne tani do të paguajmë të gjitha sigurimet shoqërore të nënave dhe të personave kujdestarë të fëmijëve me aftësi të veçanta – atëherë ky do ishte një lajm shumë i madh për mua, ju lutem ndaheni dhe me mua. Më çoni mesazh thoni ja ku e ke, e   pashë dhe e lexova një gjë që më intereson”, tha Rama./vizionplus.tv

Previous ArticleDolce shfaqet e zjarrtë nga Maldive (FOTO)
Next Article Xheneta Fetahu mahnit nga Greqia, zbulon gjoksin pa sytjena

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.