Pelenat Gucci vijnë me një çmim tronditës prej 490 dollarësh për pako dhe po ripërcaktojnë çfarë do të thotë të jetosh në luks që ditën e parë. Të dizajnuara me modelin ikonik dhe një estetikë minimaliste, duken më shumë si një ekspozim mode sesa një nevojë bazike.

Në një botë ku statusi dhe marka kanë më shumë rëndësi se kurrë, edhe gjërat e përditshme po kthehen në produkte luksi. Gucci ia doli të jetë në kohë për një nga ngjarjet më të shumëpritura të Javës së Modës në Milano. Koleksioni debutues për shtëpinë e famshme të modës, i projektuar nga drejtori i ri krijues Demna Gvasalia përkoi me fillimin e një epoke të re: të guximshme, seksi, të tepruar e provokues. Çka u ofrua ishte fryt i kreativitetit dhe punës së palodhur të stilistit gjeorgjian, duke eksploruar çdo nuancë të “Gucciness”, me një vizion dhe gjuhë estetike të përbashkët.



