Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sylvinho u jep një shans të rinjve, përgatitjet për miqësoren me Ukrainën, Ismajli: Meritonim të shkonim në Botëror

Press Online30 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shqipëria do të përballet me Ukrainën të martën në orën 20:45 dhe do të transmetohet si gjithmonë në Digitalb, në sfidën e vlefshme në kuadrin e miqësores, e cila do t’i shërbejë trajnerit Sylvinho për t’i dhënë minuta lojtarëve që nuk u aktivizuan në duelin e humbur me Poloninë në Varshavë.

Përpara seancës stërvitore të së dielës, Ardian Ismajli ka folur për kanalin zyrtar të FSHF-s, duke theksuar se ishim të pafat në Varshavë.

“Besoj që kemi merituar shumë më shumë, kemi pasur shumë raste për të shënuar dhe normalisht që jemi shumë të dëshpëruar, sepse duke e parë si shkoi ndeshja, me të vërtetë e kemi merituar kualifikimin për finalen e fazës play-off të Botërorit, por ndonjëherë futbolli është kështu, ta kthen shpinën dhe fati nuk ishte me ne. Shpresojmë për më shumë fat në të ardhmen. Kjo ndeshje na shërben për t’u rritur shumë më shumë si futbollistë dhe si grup për të ardhmen”, tha futbollisti i kombëtares Ardian Ismajli.

Edhe mesfushori Anis Mehmeti shpreh keqardhjen për humbjen ndaj Polonisë, duke nënvizuar faktin se Shqipëria bëri një paraqitje të mirë, ndërkohë që vlerëson maksimalisht miqësoren me Ukrainën.

“Normalisht që jemi të mërzitur, sepse kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Polonisë, kemi krijuar disa raste të pastra për gol. Ndaj Ukrainës, edhe pse është miqësore, çdo ndeshje e Kombëtares është shumë e rëndësishme dhe ne do të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Ukraina është një skuadër shumë e fortë dhe unë zotohem se nëse do më jepet mundësia të luaj, do të jap maksimumin në çdo moment”, tha futbollisti i kombëtares Anis Mehmeti.

Kur na ndajnë më shumë se 48 orë nga kjo përballje, vlen të përmendet se me këtë kundërshtar, kuqezinjtë janë përballur gjithsej në 9 takime, 6 prej të cilave kanë përfunduar në favor të Ukrainës, 1 në favor të Shqipërisë dhe një tjetër e përfunduar në barazim.

 

 

 

Previous ArticleNëse e dashura jote bën një nga këto 7 gjëra, mos e lër kurrë të ikë!
Next Article Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.