Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Dërgimi i FSK-së në Gaza, sot pritet vendimi nga ana e Qeverisë

Press Online30 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të shtatë, ku ndër pikat kryesore të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, konkretisht në kuadër të një misioni ndërkombëtar stabilizues në Gaza.

Sipas rendit të ditës, Ministria e Mbrojtjes do të kërkojë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës miratimin për këtë vendim, i cili parasheh angazhimin e FSK-së si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në këtë zonë të ndjeshme.

Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për rolin ndërkombëtar të Kosovës, duke dëshmuar gatishmërinë e saj për të kontribuar në misione paqeruajtëse dhe operacione të sigurisë përtej kufijve të vendit.

Në të njëjtën mbledhje, kabineti qeveritar do të shqyrtojë edhe një sërë çështjesh të tjera, përfshirë projektligje dhe vendime që lidhen me financat publike, mjedisin, si dhe zhvillimin infrastrukturor.

Megjithatë, fokusi kryesor mbetet te vendimi për dërgimin e FSK-së në Gaza, i cili pritet të diskutohet gjerësisht edhe në Kuvend, për shkak të rëndësisë dhe ndjeshmërisë së tij në planin ndërkombëtar.

Kosova është zotuar se do të dërgojë trupa në këtë vend të shkatërruar nga lufta në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), mekanizëm që është paraparë të formohet me themelimin e Bordit të Paqes – nismës së presidentit amerikan, Donald Trump për arritjen e paqes në botë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që pjesëtarë të FSK-së dislokohen jashtë vendit.

Më 2021, kjo forcë u dërgua në mision në Kuvajt në kuadër të bashkëpunimit me forcat amerikane, ndërsa më 2022 në Ishujt Falklands, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.

Previous ArticleApple po teston një kamerë të pasme 200MP për iPhone-in e ardhshëm!
Next Article Altin Rraklli: Nëse do të isha Silvinjo, do ta mbyllja me Shqipërinë

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.