Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Asnjë provë kundër Hashim Thaçit” – dosja prej 304 faqesh e Speciales

Press Online30 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë ka hyrë në fazën përfundimtare, pas më shumë se 33 muajsh shqyrtim provash dhe dëgjim të qindra dëshmitarëve.

Në dosjen përmbyllëse prej 304 faqesh, mbrojtja ka argumentuar se gjatë gjithë procesit nuk është paraqitur asnjë provë bindëse që do të vërtetonte përgjegjësinë e tij për akuzat e ngritura. Sipas saj, dëshmitë e 265 dëshmitarëve, përfshirë edhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, kanë konfirmuar se ai nuk ka pasur rol komandues apo kontroll efektiv mbi strukturat e UÇK-së dhe nuk ka qenë i përfshirë në ndalime apo veprime të paligjshme.

Dhomat e Specializuara kanë publikuar dosjen gjyqësore përfundimtare të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Sipas dosjes prej 304 faqesh, mbrojtja ka theksuar se çdo provë e paraqitur përgjatë gjykimit 33-mujor dëshmon se Thaçi është i pafajshëm dhe se pretendimet e Dick Martyt ishin veçse produkt i një fushate dezinformimi rus.

Madje, sipas mbrojtjes, asnjë nga dëshmitarët e prokurorisë nuk ka thënë se Thaçi ishte përgjegjës.

“Trupit i janë paraqitur prova nga 265 dëshmitarë. Asnjëri prej tyre nuk ka dëshmuar se ka marrë një urdhër detyrues nga Thaçi dhe se ka vepruar në përputhje me të, apo se është penguar të veprojë ose është ndëshkuar prej tij, apo se e ka konsideruar veten nën kontrollin e tij efektiv. Ekziston një sasi e madhe provash që ngre dyshim të arsyeshëm mbi cilëndo nga këto pretendime. Paqartësia e çështjes së ZPS-së është e qëllimshme. Thaçi nuk mban përgjegjësi si epror dhe as vetë ZPS nuk ka mundur të argumentojë ndryshe, duke dobësuar që në fillim pretendimin e tyre për komandim”.

Në këtë mënyrë, mbrojtja ka përsëritur kërkesën e saj ndaj trupit gjykues sa i përket Hashim Thaçit.

“Panelit i kërkohet që të shpallë të pafajshëm Thaçin në të gjitha pikat e aktakuzës dhe të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm”.

Sa i përket dëshmitarëve të mbrojtjes, në dosjen përfundimtare theksohet se Thaçi është shfajësuar edhe në lidhje me të gjitha akuzat e ngritura kundër tij, gjë që është mbështetur edhe nga dëshmitarët ndërkombëtarë.

“Paneli dëgjoi një sërë zyrtarësh të lartë ndërkombëtarë, Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, zëdhënës të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, diplomatë të lartë britanikë dhe amerikanë, si dhe zyrtarin e dytë më të lartë të OKB-së në terren. Të gjithë këta kanë bashkëvepruar me Hashim Thaçin dhe kanë pasur qasje në informacionet më të detajuara diplomatike dhe të inteligjencës në dispozicion. Të gjithë kanë arritur në përfundimin se Thaçi ishte një figurë politike pa ndonjë rol ushtarak brenda UÇK-së, pa komandë dhe kontroll mbi të, dhe pa ndonjë lidhje të njohur me ndalimet e civilëve, apo aftësi ose detyrim për të ndalur dhunën pas luftës”.

Duke marrë parasysh të gjitha dëshmitë dhe dëshmitarët përgjatë këtij procesi të gjatë, mbrojtja thekson se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur asnjë provë bindëse se UÇK-ja në përgjithësi, dhe Hashim Thaçi në veçanti, ka pasur ndonjëherë plan për të fituar apo ushtruar kontroll mbi tërë Kosovën.

“Përpjekja e ZPS-së për të rishkruar këtë histori, për ta shndërruar një luftë çlirimtare të mbështetur nga demokracitë kryesore të botës në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, nuk mbështetet nga faktet. Jeta dhe karriera e Hashim Thaçit i janë kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

Prandaj, përfundimisht sipas mbrojtjes, shpallja e Hashim Thaçit i pafajshëm do të ishte një përfundim i drejtë i këtij aktgjykimi të ndërtuar, sipas tyre, në mungesë të provave.

Pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe fjalëve përfundimtare nga të gjitha palët, procesi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit është tani në fazën e fundit: pritjen e shpalljes së vendimit final të shkallës së parë. /RTK

Previous ArticleA duhet t’i lini të vegjlit tuaj të qajnë?! Po.
Next Article Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.