Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Prioritet “Paketës së Maleve”, kredi për policët dhe mësuesit”, Rama: Të parët në rajon për Prokurimet Publike

Press Online28 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri Edi Rama nga njësia 2 deklaroi se Shqipëria ka njohur një rritje të ndjeshme të turizmit dhe investimeve.

Ai theksoi se vendi ka kaluar nga 2 milionë në 12 milionë turistë. Rama nënvizoi gjithashtu nismat e reja të qeverisë për mbështetjen e qytetarëve, përfshirë kreditë për strehim, zhvillimin e bizneseve të vogla dhe paketën për agroturizmin në zonat rurale.

Edi Rama: Kemi nisur me dy milionë turistë, ndërkohë që nuk i quajnë turistë shqiptarët që hyjnë e dalin. Ata numërohen si vizitorë. Kemi arritur në 12 milionë turistë dhe mbi 1.5 miliardë investime. Kemi filluar me kreditë për policët, mësuesit për të marrë shtëpi. Janë hapat e parë dhe janë hapa që tregojnë se po krijojmë mundësi. Do nisim me një program “Dyfisho sipërmarrjen tënde” me kredi për ata që kanë një biznes të vogël dhe kanë një plan të besueshëm për ta rritur.  Kemi dhe Paketën e Maleve për ata që kanë tokë dhe shtëpi në fshat dhe që duan ta kthejnë në agroturizëm. Paketa e maleve nuk është për oligarkët, nuk ka oligarkë në vendin tonë.

Shefi i qeverisë u shpreh gjithashtu se Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në prokurimet publike dhe shërbimet ndaj qytetarëve, duke iu referuar vlerësimeve të Bashkimi Evropian. Ai veçoi rolin e platformës e-Albania në lehtësimin e shërbimeve, ndërsa theksoi nevojën për organizim dhe përgatitje më të mirë në funksion të proceseve të ardhshme politike.

Edi Rama: Ne kemi kalaur nga të fundit të parët në rajon për Prokurimet Publike. Nuk e them unë, e thotë Bashkimi Evropian. Shërbimet po ashtu, e-Albania ka ndryshuar jetën e njerëzve. Ky është fakt. Kemi akoma shumë gjëra të tjera që i kemi në proces për të përmirësuar më shumë atë shërbim. Është shumë e rëndësishme që në këtë proces ku do të bëjmë edhe zgjedhjet e kryetarëve të organizatave, të mos bëjmë diçka formale por të bëjmë diçka që është tamam si një bisedë në shtëpi. Kur përgatitemi mirë dhe në kohë dalim shumë mirë në rezultat.

Previous ArticleKefiri apo kosi: cili është më i shëndetshëm?!
Next Article I përjetshmi Roy Hodgson, rikthehet në pankinë, do të drejtojë Bristol City

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.