Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Playoff-i i Botërorit/ Verdiktet e ndeshjeve të tjera, Bosnja, Danimarka, Suedia dhe Çekia ende në garë për një vend në Kupën e Botës

Press Online28 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Mbrëmja e 26 marsit dha të gjitha verdiktet e gjysmëfinaleve të raundit të playoffit teksa janë përcaktuar skuadrat që siguruan finalet për të diskutuar vendin e tyre në fazën finale të Botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

UELLS-BOSNJE 2-4(pas penalltive), 1-1( koha e rregullt dhe shtesa)

Do të jetë Bosnje Hercegovina ajo që do të përballet me Italinë në finalen për një biletë në botërorin e kësaj vere. Edin Dzeko me shokë triumfuan pas gjuajtjes së penalltive duke shkaktuar edhe surprizën në këtë raund të gjysmëfinaleve të playoffit. Në pjesën e parë dominuan vendasit që goditën edhe shtyllën me ëilson. Në fillimin e pjesës së dytë, Uellsi mori avantazhin me Daniel James. U duk se uellsianët po shkonin drejt triumfit, por në minutën e 86, Edin Dzeko shënoi golin e barazimit në 1-1 me skuadrat që iu drejtuan kohës shtesë. Gjatë fraksionit prej 30 minuta Uellsi pati shansin e artë për të mbyllur llogaritë teksa në minutën e 124 Brennan Johnson, bëri një gabim të madh duke mos shënuar dot nga shumë pranë portës dhe kështu skuadrat iu drejtuan gjuajtjeve të penalltive dhe këtu boshnjakët rezultuan më të saktë dhe do të jenë përballë Italisë për një vend në fazën finale të Botërorit 2026.

UKRAINË-SUEDI 1-3

E fundit në grupin kualifikues, por në finalen e playoffit të Botërorit. Suedia ëndërron një kualifikim të papritur dhe do të sfidojë pikërisht Poloninë që eliminoi Kombëtaren shqiptare, pasi mundi Ukrainën me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje pa histori dhe kjo për meritë të Gyokeres që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6. Skandinavët humbën Hien për shkak dëmtimi, por nuk u turbulluan dhe vijuan të sulmonin një Ukrainë që e kishte të vështirë të mbrohej. Në pjesën e dytë Suedia e gjeti sërish golin, edhe këtë radhë me Gyokeres i cili plotësoi tregolëshin personal në minutën e 72 duke i mbyllur llogaritë e sfidës teksa e çoi rezultatin në 3-0. Goli i shënuar nga Ponomarenko në minutën e 90 shërbeu vetëm si statistikë dhe kështu do të jetë Suedia që do të luajë në finale.

DANIMARKË-MAQEDONI E VERIUT 4-0

Ndodh gjithçka në Parken të Kopenhagenit, ku tifozët u bënë dëshmitarë të një fitore të madhe të Danimarkës që shkatërroi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 4-0 duke prerë biletën për në finalen e playoffit. Pjesa e parë u mbyll 0-0 edhe pse danezët pushtuan zonën maqedonase. Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë teksa në minutën e 51, Danimarka zhbllokoi rezultatin me Damsgaard. Nordikët dominuan totalisht dhe në harkun e vetëm 1 minute gjetën dy gola me Isaksen në minutat 58 dhe 59. Në fund la gjurmën e tij edhe Norgaard që vulosi fitoren 4-0 të Danimarkës që në finale do të përballet me Çekinë

ÇEKI-IRLANDË 4-3(pas penalltive), 2-2(pas kohës së rregullt dhe shtesës)

Epilog dhe fitore me penallti edhe për Çekinë që mposhti Irlandën në Fortuna Arena. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për çekët  që u dukën në vështirësi që në minutat e para. Irlanda dominoi dhe fitoi një 11 metërsh që e shndërroi në gol në minutën e 19 me Troy Parrott. Në minutën e 23 erdhi edhe goli i dytë për Irlandën, që në të vërtetë ishte një autogol i Kovar që e çoi rezultatin në 2-0. U duk se gjithçka ishte e humbur për Çekinë, por Schick në minutën e 27 shkurtoi diferencën duke zgjuar kështu shokët e tij të skuadrës. megjithatë për të shënuar golin e barazimit 2-2, Çekia duhej të priste minutën e 86 kur shënoi me Krejci dhe kështu ndeshja shkoi në kohën shtesë. Në këtë moment Irlanda mezi rezistoi në fushën e lojës, por ia doli të çojë ndeshjen te seria e penalltive ku gabimet e Azaz dhe Brown dënuan irlandezët, ndërsa te Çekia Kliment dhe Schick nuk gabuan dhe kështu skuadra çeke kaloi në finale.

 

 

Previous ArticleBerisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!
Next Article SHBA dërgon 2500 trupa dhe anije luftarake në Lindjen e Mesme

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.