Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Arritja historike e Dardanëve, presidenti i FFK-së flet për ‘Shqipëria Live’: Në këto 10 vite, Kosova i ka dhënë shumë futbollit!

Press Online28 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kosova arriti një fitore të madhe në gjysmëfinalen e play off-it të Botërorit 2026 në Bratsilavë përballë Sllovakisë me rezultatin 3-4 dhe tani janë vetëm një hap larg ëndrrës për një Kupë Bote.

Të martën e 31 marsit, “Dardanët” do të presin në Prishtinë Turqinë për të luajtur finalen e madhe të play off-it.

Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi, tregoi për “Shqipëria Live” se çfarë ndodhi në Sllovaki.

Ai u shpreh se edhe pse shteti sllovak nuk e njeh Kosovën, pritja dhe respekti që lojtarët e Dardanëve përjetuan në Bratislavë ishte për t’u admiruar.

Ai gjithashtu shtoi se kualifikimi në Botëror do të ishte dhe një dhuratë e bukur për 10-vjetorin e njohjes së Kosovës nga UEFA dhe FIFA, duke shtuar se beson te lojtarët dhe stafi.

“Të gjithë futbollistët e kishin në mendje që na duhej vetëm fitorja. Asgjë nuk i ka motivuar më shumë se përfaqësimi i Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pikërisht në një vend që ende nuk e ka njohur Kosovën. Përkundër kësaj, që ata nuk na kanë njohur, dua t’i falënderoj sllovakët dhe shtetin sllovak. Treguan një profesionalizëm, ishte një korrektësi shtetërore që nga aeroporti. Diku te 7 mijë shqiptarë kanë qenë në stadium, por edhe në qytetin e Bratislavës. Në çdo bar ka jehuar kënga shqip, flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. Organizimi dhe sjellja perfektë. Kemi pritur që të fërshëllehej himni ynë dhe nuk kishte asnjë të tillë. Edhe në kthim na kanë kthyer siç duhet, me plot profesionalizëm, duke na uruar fitoren. Nuk e prisnim këtë, duke ditur që nuk na njeh. Por futbolli bashkon botën, kjo gjë ndodhi në Sllovaki. Ne jemi munduar të largohemi nga presioni. Gjithmonë i kam thënë që play off-i ishte një arritje e jashtëzakonshme për ne. Kosova ka një histori të atëhershme në futboll në shtetin e atëhershëm që kemi qenë, por UEFA dhe FIFA na numërojnë si 10-vjeçar. Këtë vit bëjmë 10 vite. Në këtë kohë, Kosova ka bërë shumë në futboll. Shumica e futbollistëve tanë kanë luajtur në shtetet ku jetojnë, Zvicër, Gjermani etj. Kosovën dhe Shqipërinë e kanë si trungun e tyre. Kur është kështu, unë falënderoj prindërit që i kanë rritur me frymën e patriotizmit. Nuk ka asnjërin prej tyre që nuk flet shqip”, tha Ademi.

Previous Article“Ska pasur abuzime me çmimet e karburanteve”, ministrja Ibrahimaj: Niveli i korrupsionit në Shqipëri ka rënë
Next Article Zbulohet vlera e çmimit të madh dhe ambientet ku do qëndrojnë fermerët e Ferma VIP

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.