Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Nuk kemi frikë nga Irani”, Edi Rama në Le Point: Shqipëria në krah të SHBA dhe NATO-s

Press Online26 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën prestigjioze franceze Le Point, ku ka folur hapur për një sërë çështjesh të rëndësishme. Ai trajtoi tema që lidhen me qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iranit, mbështetjen për linjën e fortë amerikane, si dhe rolin e vendit në NATO dhe marrëdhëniet me Europën.

Sipas artikullit të revistës, Rama nuk shmangu pyetjet e ndjeshme, duke ofruar përgjigje të qarta mbi vendimet e politikës së jashtme dhe prioritetet e qeverisë që drejton.

Përtej intervistës, revista franceze e përshkruan atë si një figurë të spikatur politike. Në një ditë pranvere, ndërsa qindra protestues në Tiranë brohorisnin “Rama ik!” në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë, ai e konsideron këtë si dëshmi të një demokracie funksionale. Me një të kaluar si artist në Paris në vitet ’90 dhe një karrierë të gjatë në poste publike përpara se të bëhej kryeministër në vitin 2013, Rama dallohet për shtatlartësinë e tij mbi dy metra dhe për një prezencë të fortë në diplomaci. Ai njihet gjithashtu për qëndrimin e tij të qartë pro-amerikan dhe pro-europian.

Intervista e plotë:

Në luftën mes koalicionit SHBA-Izrael dhe Iranit, ndërsa shumica e kryeqyteteve evropiane kërkojnë ulje tensionesh, pse ju mbështesni vijën e ashpër të Uashingtonit?

Nuk kam zgjedhur një pozicion rrënjësisht ndryshe nga vendet e tjera evropiane, por Shqipëria ka një histori të veçantë të afërt me regjimin vrastar në Teheran. Sot, Shqipëria është ndër vendet e pakta që nuk ka marrëdhënie diplomatike me Iranin.

Ju ishit objekt i një sulmi kibernetik iranian në 2022…

Po. Sulmuesit i përkisnin një grupi të renditur ndër 10 më të rrezikshmit në botë për kiberterrorizëm. Pas atij sulmi, vendosëm të ndërpresim çdo marrëdhënie me Iranin. Ky agresion ndodhi sepse ne strehojmë një grup opozitar iranian.

Strehoni rreth 3 mijë anëtarë të MEK. Irani e ka quajtur këtë bazë objektiv legjitim. A keni frikë?

Mos pyet kurrë një shqiptar nëse ka frikë. Ne nuk kemi frikë nga asgjë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, askush nuk i donte hebrenjtë. Ky vend, ndonëse i varfër dhe kryesisht mysliman, u bë strehë për ta. Shqipëria hyri në histori si i vetmi vend evropian që e përfundoi luftën me më shumë hebrenj se në fillim.

A ju kërkoi SHBA t’i prisnit ata?

Po, dhe ne thamë po. Por strehuam edhe mbi 4 mijë afganë pas vitit 2021, kur të tjerët ua kthyen shpinën. Në Shqipëri kemi një kod të vjetër: “Zoti dhe miku”. Nëse je mik, ne të mbrojmë.

Keni frikë nga kërcënimet e Iranit?

Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Sulmi ndaj një vendi të NATO-s nuk është i thjeshtë. Jemi të mbrojtur.

A rrezikon kjo afrim me SHBA të tërheqë Shqipërinë në përshkallëzim?

Jo. Nuk ka një qëndrim unik evropian. Dhe bëhet fjalë për një vend që ka shpallur armiqësi ndaj nesh, jo anasjelltas. Shqipëria ka përvojën e saj me diktaturën.

Macron thotë se ndryshimi i regjimit nuk vjen me bomba. Jeni në linjë tjetër nga BE?

Nuk ka një linjë të vetme të BE-së. Nuk po flas për ndryshim regjimi, por për ta bërë këtë regjim të paaftë për të sulmuar fqinjët.

A po vepron me efektivitet koalicioni SHBA-Izrael?

Absolutisht.

A mund të shihet Shqipëria si “dele e zezë” mes vendeve kandidate të BE-së?

Shqipëria nuk është në Parlamentin Evropian. Dhe sërish, nuk ka një qëndrim të unifikuar të BE-së.

A do të blejë Shqipëria sisteme mbrojtëse evropiane?

Do të blejmë evropiane, izraelite dhe amerikane – çfarëdo që është e nevojshme.

Po projekti i ishullit të Sazanit i lidhur me Jared Kushner?

Nuk po privatizojmë ishullin. Shteti shqiptar do të jetë partner në këtë projekt.

Marrëdhëniet tuaja me Jared Kushner?

E kam pritur si mik amerikan. Personalisht, më duken ai dhe Ivanka njerëz të jashtëzakonshëm, të thjeshtë dhe modestë.

Morët pjesë në Këshillin e Paqes të Donald Trump. Pse?

Shqipëria nuk ka marrëdhënie me Rusinë. Por më shqetëson që Evropa nuk ka ruajtur dialog diplomatik gjatë luftës në Ukrainë.

E keni quajtur OKB-në “gjigant në agoni”…

Po, dhe shpresoj që kjo të nxisë reforma. OKB duhet të rishpikë veten.

A e bën kjo Shqipërinë një “kalë Troje” të SHBA në Evropë?

Nuk besoj. Evropa mbetet vend ku zgjedhjet janë të lira.

Duhet Evropa të flasë me të gjithë?

Evropa gjithmonë ka ditur të flasë me të gjithë – duhet ta rifitojë këtë aftësi.

Pra ideja juaj është dialog me të gjithë?

Me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve në Iran.

A do të pranonit kthimin e shqiptarëve të dëbuar nga Franca?

Gjithmonë. Është shtëpia e tyre.

Pse duhet BE të pranojë Shqipërinë?

Evropa duhet të përfundojë projektin e etërve themelues. Shqipëria mund të jetë e vogël, por është pjesë e ekuilibrit thelbësor evropian.

Po shqetësimet për korrupsionin?

Këto pretendime pa burime janë pjesë e problemit global sot. Durrësi nuk është një qendër e madhe pastrimi parash. Probleme ka kudo, jo vetëm këtu.

/vizionplus.tv

Previous ArticleDrenusha Latifi rikthen nostalgjinë me imazhe të rralla nga fillimet e saj
Next Article Ndryshon sulmi i Kombëtares, Silvinjo zgjedh titullarët. Ja formacioni i mundshëm anti-Polonia (FOTO)

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.