Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Gashi: Kemi mbështetje të fortë nga Kroacia për anëtarësimin tonë në BE

24 Nëntor 2026

Trençevska: Në vitin 2025 janë regjistruar 1754 raste të reja të dhunës në familje

24 Nëntor 2026

Marta Kos: Ndryshimet kushtetuese janë kushti kryesor për zhbllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shqiptaro-amerikanët në Uashington: Mbështetje nga Lisa McClain për kaukusin shqiptar dhe rolin e SHBA në Ballkan

Press Online24 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, të udhëhequr nga anëtarë të Bordit të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Relations Council -AARC), zhvilluan një takim produktiv dhe largpamës me Kryetaren e Konferencës Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve për Kongresin e 119, Lisa McClain, duke u fokusuar në forcimin e rolit të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor dhe në përparimin e prioriteteve kyçe që prekin shqiptarët në rajon.

Sipas një deklarate të publikuar nga AARC, gjatë takimit Presidenti i Këshillit, Martin Vulaj, propozoi riaktivizimin dhe mobilizimin e Kaukusit (grupimit) Shqiptar në Kongres. Kryetarja McClain e mirëpriti iniciativën, duke shprehur mbështetjen e saj dhe duke premtuar se do të marrë pjesë aktivisht në përpjekjet për t’i dhënë një fokus dhe koordinim të ri këtij kaukusi. Një veprimtari pritet të organizohet në të ardhmen e afërt për të mbledhur të gjithë anëtarët e kaukusit në një sesion të gjerë të përqendruar në informimin mbi rajonin dhe në harmonizimin strategjik.

Kryetarja McClain theksoi rëndësinë e paraqitjes së zgjidhjeve konkrete krahas identifikimit të sfidave, duke vënë në dukje se përparimi në Uashington kërkon si përcaktim të qartë të problemeve ashtu edhe një rrugë strategjike përpara.

Një pikë qendrore e diskutimit ishte dialogu në vazhdim ndërmjet Kosovo dhe Serbia. Z. Vulaj theksoi se njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë duhet të mbetet synimi përfundimtar i deklaruar i çdo marrëveshjeje mes dy vendeve. U theksua gjithashtu se udhëheqja e Evropës në këtë proces ka qenë e dobët dhe joefektive dhe se roli drejtues i Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm për një rezultat të suksesshëm.

Rëndësia strategjike e anëtarësimit të Kosovës në NATO u theksua fuqishëm. Pjesëmarrësit nënvizuan se integrimi i Kosovës në NATO është thelbësor jo vetëm për sigurinë e saj dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për avancimin e interesave kombëtare amerikane. Siç u diskutua, rajoni mbetet thellësisht i ndërlidhur, ku zhvillimet politike në një vend ndikojnë drejtpërdrejt në shtetet fqinje. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të shërbente si një garanci e rëndësishme kundër zgjerimit të ndikimit rus dhe kinez në rajon.

U ngritën gjithashtu shqetësime shtesë lidhur me të drejtat e shqiptarëve në mbarë rajonin.

Vehbi Bajrami, botues i gazetës “Illyria” dhe ish-Shef i Seksionit të Gjuhës Shqipe në “Zërin e Amerikës”, foli për shkeljen sistematike të të drejtave të pakicës shqiptare në Serbi, duke bërë thirrje për trajtim të barabartë dhe barazi me të drejtat që u garantohen serbëve në Kosovë. Ai preku edhe çështjen kritike të pasivizimit të adresave. Kryetari i Bordit të AARC, Eli Rusi, theksoi sfidat e vazhdueshme në Maqedoninë e Veriut, sidomos në lidhje me zbatimin të Marrëveshjes së Ohrit dhe mungesën e zbatimit të plotë të të drejtave gjuhësore për studentët shqiptarë në arsimin juridik, pavarësisht se këto dispozita janë të përfshira në kushtetutën e vendit.

Takimi përfundoi me një angazhim të përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm, avokim strategjik dhe avancimin e politikave që promovojnë stabilitetin, barazinë dhe zhvillimin demokratik në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ndër të pranishmit ishin edhe Kryetari i Partisë Republikane në shtetin e Nju Jorkut, Edward Cox, si dhe ish-ndihmësi i Presidentit Clinton, Christopher Hyland. Cox, i cili është gjithashtu dhëndri i ish-Presidentit Richard Nixon, ishte folës i ftuar në darkën vjetore të AARC. Hyland ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë me komunitetin shqiptar që nga koha kur shërbeu si Zëvendës Drejtor Kombëtar Politik për Çështjet e Komuniteteve Etnike i fushatë presienciale të Bill Clinton-it në vitin 1992.

Kryetarja e Konferencës Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve për Kongresin e 119, Lisa McClain, shërben gjithashtu si bashkëkryetare e Kaukusit për Çështjet Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve. Ajo përfaqëson Distriktin e 9-të të Michiganit dhe është anëtare e Komisionit për Shërbimet Financiare dhe e Komisionit për Arsimin dhe Forcën e Punës. Me përvojën e saj të fortë në biznes dhe angazhimin për të ndërtuar lidhje të forta me zgjedhësit e saj, ajo ka mbajtur për shumë vite një marrëdhënie pune me komunitetin shqiptaro-amerikan. (Illyria)

Previous Article“7 kamera për çdo konkurrent”/ Detajet e reja për Ferma VIP 3 kanë për t’ju habitur!
Next Article Greqi/ Futbollisti rikthen mbiemrin shqiptar dhe zgjedh të luajë për kombëtaren

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Gashi: Kemi mbështetje të fortë nga Kroacia për anëtarësimin tonë në BE

Press Online24 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Me ftesën e kryetarit të Parlamentit Kroat, Gordan Jandrokoviq, kryetari i Kuvendit,…

Trençevska: Në vitin 2025 janë regjistruar 1754 raste të reja të dhunës në familje

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Në Maqedoni, gratë nuk vuajnë më vetëm nga duart e abuzuesve –…

Marta Kos: Ndryshimet kushtetuese janë kushti kryesor për zhbllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut

Press Online24 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së…

Irani e dënon këngëtaren me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Press Online24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Këngëtarja iraniane Parastoo Ahmadi u godit 74 herë me kamxhik të hënën…

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

Press Online24 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Erling Haalandit te Manchester City mund të marrë një…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.