Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ekspertja shqiptare e teknologjisë emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft!

Press Online21 Mars 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ekspertja shqiptare në industrinë globale të teknologjisë, Drena Kusari, ka njoftuar se ka marrë një rol të ri të rëndësishëm në gjigantin teknologjik Microsoft. Përmes një postimi në rrjetin LinkedIn, Kusari njoftoi se ka nisur zyrtarisht punën si “Corporate Vice President” dhe “General Manager” në këtë kompani.

“Jam e lumtur të ndaj se po filloj një pozitë të re si Corporate Vice President dhe General Manager në Microsoft!”, ka shkruar Kusari në njoftimin e saj. Ky pozicion konsiderohet ndër nivelet më të larta drejtuese në strukturën e kompanisë, duke e vendosur Kusarin në mesin e drejtuesve të lartë të një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë.

Emërimi i saj përbën një tjetër histori suksesi për gratë shqiptare në industrinë globale të teknologjisë. Sipas raportimeve të mediave, me një karrierë të ndërtuar në ekosistemin e Silicon Valley dhe në kompani të mëdha ndërkombëtare, Kusari është ndër figurat shqiptare që kanë arritur në nivele të larta të lidershipit në sektorin global të inovacionit dhe teknologjisë.

Kusari ka lindur dhe është rritur në Gjakovë. Pas luftës në Kosovë, ajo u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, ku përfundoi vitin e fundit të shkollës së mesme. Puna e saj e parë ishte si interprete dhe punonjëse terreni për organizatën Save the Children menjëherë pas luftës.

Ajo është diplomuar me dy drejtime, Ekonomi dhe Diplomaci në Occidental College në SHBA. Ka marrë MBA nga Harvard Business School, një nga shkollat më prestigjioze të biznesit në botë.

Veç këtyre, theksohet se para se të arrijë në Microsoft, ajo ka pasur një karrierë në disa kompani të mëdha globale si në Goldman Sachs si analiste financiare, McKinsey & Company si konsulente strategjie për kompani Fortune 500, pastaj në Lyft ku ishte General Manager për rajonin Southwest dhe Hawaii, duke qenë dhe gruaja e parë që drejtoi këtë rajon në kompani, e po ashtu edhe në Bumble, ku kishte rol drejtues për strategji dhe zhvillim biznesi.

Previous ArticleBig Mama përjeton dhimbjen në ditën e Bajramit
Next Article Një festë e dyfishtë për Donika Kadaj Bujupi

Lajme të ngjashme

Apple pritet të prezantojë disa produkte të reja në shkurt ose mars 2027

23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

22 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar!

20 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Misteri i pikave të kuqe në univers, shkencëtarët zbulojnë çfarë mund të fshihet pas tyre!

19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028,…

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.