Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lewandowski thyen rekordin e Messit dhe Pippo Inzaghit në Champions League!

Press Online20 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Edhe pse është pranë të 38-ave, Robert Lewandowski vazhdon të lërë gjurmë në Champions League, duke arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij. Sulmuesi polak ishte protagonist në fitoren 7-2 të Barcelonës kundër Newcastle, ku realizoi dy gola vendimtarë në pjesën e dytë.

Pas një 45-minutëshi të parë pa shumë ndikim, Lewandowski ‘shpërtheu’ pas pushimit. Në minutën e 56-të, ai shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke regjistruar golin e tij të 100-të në këtë kompeticion prestigjioz.

Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 61-të, ai realizoi sërish, këtë herë pas asistimit të talentit të ri Lamine Yamal, duke e çuar shifrën personale në 101 gola në Champions dhe rezultatin në 6-2 për katalanasit.

Thyhet rekordi i Pippo Inzaghit – Me këtë arritje, në moshën 37 vjeç e 209 ditë, Lewandowski theu rekordin e mbajtur më parë nga legjenda italiane Filippo Inzaghi, duke u bërë një nga golashënuesit me moshën më të madhe që arrin këtë shifër në histori.

LEXO EDHE: Disfata me PSG-në, ylli i Chelseat paralajmëron largimin nga “Blutë”: Nuk e di ç’do të ndodhë pas Botërorit!

Fundi i rekordit të Messit – Robert Lewandowski ka vendosur një rekord të ri, që më parë mbahej nga Lionel Messi. Sulmuesi polak arriti të shënojë kundër një skuadre tjetër në Champions, duke çuar në 41 numrin e ekipeve të ndryshme ndaj të cilave ka realizuar gola. Deri më tani, rekordi mbahej nga Lionel Messi, i cili kishte shënuar kundër 40 skuadrave të ndryshme.

LEXO EDHE: Donnarumma i thotë lamtumirë Champions League: Kartoni i kuq, vendimtar. Tani fokusi te Carabao Cup dhe kombëtarja

Previous ArticlePërparim i rëndësishëm në neuroshkencë/Zgjidhje pas testimit të shumë përbërjeve!
Next Article Benita mahnit me veshjen e kuqe që lë pa frymë

Lajme të ngjashme

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

23 Nëntor 2026 EKONOMI

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028,…

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.