Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

BDI: Të publikohet lista e kompanive përfituese nga kredia hungareze prej 200 milionë €

Press Online19 Mars 2026 EKONOMI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar nga institucionet kompetente të publikojnë listën e kompanive përfituese nga kredia hungareze prej 200 milionë eurosh. Partia thekson se nuk ka transparencë për mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe përfituesit konkretë. Nga BDI thonë se sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, prodhimi industrial ka rënë për 9,4% në janar krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Numri i të punësuarve në sektorin industrial ka shënuar një ulje prej 3,6%.

“Rënie plot 9.4% të prodhimit industrial!!! Kush janë përfituesit e 200 milionë Eurove nga kredia hungareze? Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, informojmë qytetarët se prodhimi industrial ka shënuar rënie drastike prej 9.4% krahasuar me janarin e vitit paraprak. Ky është një tregues i qartë se mbi 200 milionë euro nga kredia hungareze nuk kanë dhënë asnjë efekt në zhvillimin ekonomik të vendit. Përkundrazi, ende sot nuk ka transparencë se si janë shpërndarë këto mjete dhe kush janë përfituesit e tyre. Për më tepër, të dhënat tregojnë edhe një rënie prej 3.6% të numrit të të punësuarve në sektorin industrial – një sinjal alarmi për ekonominë dhe për standardin jetësor të qytetarëve. Kjo situatë dëshmon për një përkeqësim të vazhdueshëm të gjendjes ekonomike, ndërsa qeveria nuk ndërmerr masa konkrete në mbështetje të qytetarëve. Në të njëjtën kohë, buxheti i shtetit përballet me presione serioze. BDI u bën thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të publikojnë listën e kompanive përfituese nga kredia hungareze. Rënia e prodhimit industrial ngre me të drejtë pyetjen: ku kanë përfunduar këto mjete dhe si janë investuar ato? Qeveri duhet menjëherë të informojë qytetarët, të cilët në fund do të mbajnë barrën e kthimit të kësaj kredie 200 milionëshe – për mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe përfituesit konkretë”, tha Besarta Alija nga BDI.

Previous ArticleRënie drastike e vdekshmërisë neonatale në Maqedoninë e Veriut
Next Article Mucunski: Prioriteti ynë është hapja e negociatave dhe anëtarësimi sa më shpejtë i vendit në BE

Lajme të ngjashme

Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029

22 Nëntor 2026 EKONOMI

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Bileta gërvishtëse „Fruti“ – spektër frutash me shije të ëmbël fitimesh

19 Nëntor 2026 EKONOMI

Bileta gërvishtëse „Mega Milioner“ – kapni shansin për një fitore milionëshe

16 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.