Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mbi 14 mijë nxënës do t’i nënshtrohen maturës shtetërore

Press Online15 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Organizimi i maturës shtetërore në ambientet e shkollave të mesme duket se do të jetë shqetësim serioz edhe këtë vit për drejtuesit e disa shkollave. Kjo për shkak të bartjes së bankave dhe karrigeve, nga klasat në korridoret e shkollës dhe sallat e edukatës fizike. Në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup maturën shtetërore e kanë paraqitur 375 nxënës që nënkupton se 375 banka dhe po aq karrige do të barten nga punonjësit e kësaj shkolle. Nga ky institucion arsimor vlerësojnë se rikthimi i provimeve të maturës në klasa është zgjidhja e duhur dhe efikase.

“Ka qenë një maltretim jashtëzakonisht i madh, maltretim po ndoshta unë mund ta them pak më tepër, një lloj ofendimi, shumë nën¬çmuese të themi me i bart bankat. Nëse mendohet se në atë mënyrë do të ketë testim më të realtë nuk është ashtu. Më mirë i kontrollon në klasë 15 vetë ose 20 se sa në sallë të sportit ose në korridor ku janë me qindra. Nuk ka ndonjë efekt, nuk ka ndonjë rritje të kualitetit, çështje sigurie, nuk është që ndryshon. Më mirë nxënësit ndjehen në ambientin e klasës se sa në ambient të hapur”, deklaroi Bekim Trolli, zv drejtor igjimnazit “Zef Lush Marku”.

Nga ana tjetër, sektori i Arsimit në Komunën e Tetovës sheh si zgjidhje amfiteatrot e universiteteve. Me mbi 2,100 maturantë në total, përgjegjësi Validin Ademi apelon që të ndiqet modeli i vitit të kaluar për të mos bllokuar procesin e rregullt mësimor.

“Unë apeloj që më së miri të mbahet përsëri si vitin e kaluar në amfiteatrot e universiteteve përkatëse, Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore. Besoj se nëse mbahet aty nuk do ta pengoj procesin e arsimit për vitet tjera që zhvillojnë mësimin. Vitin e kaluar, nga pesë shkollat e mesme komunale katër prej tyre i kanë mbajt në amfiteatrin e USHT-së dhe UEJL”, tha Validin Ademi, përgjegjës për Arsim në Komunën e Tetovës.

Matura shtetërore për vitin 2026 sjell ndryshime të rëndësishme. Përveç maturës shtetërore të përgjithshme, risi janë matura shtetërore profesionale dhe ajo artistike. Qendra Shtetërore e Provimeve vlerëson se testimi i këtij viti do të jetë më i drejtë dhe i përshtatur me orët mësimore që nxënësit kanë ndjekur gjatë katër viteve për të evituar pabarazinë që ekzistonte mes gjimnazistëve dhe nxënësve të shkollave profesionale. Deri më tani janë paraqitur gjithsej 14,573 nxënës për të gjitha llojet e provimeve./Alsat.mk

Previous Article13 shoferë të arrestuar brenda një dite, disa të dehur e disa pa patentë
Next Article Plan i ri për Kalanë e Shkupit, ja se çfarë do të ndërtohet

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.