The Pussycat Dolls rikthehen me turne botëror për 20-vjetorin e albumit debutues!

featured
Press Online
14 Mars 2026, 04:51

Grupi i njohur pop The Pussycat Dolls është rikthyer sërish në skenën muzikore, këtë herë në një formacion të ri si trio. Nicole Scherzinger, Kimberly Wyatt dhe Ashley Roberts kanë bashkuar forcat për të ringjallur projektin që i bëri të famshme në mbarë botën. Artistet kanë prezantuar edhe një këngë të re, e cila shënon publikimin e parë muzikor të grupit pas këngës “React” të vitit 2019. Projekti i ri është prodhuar nga Mike Sabath, ndërsa në shkrimin e tij kanë kontribuar Nicole Scherzinger, Sabath, Caroline Ailin dhe Solly.

Përveç muzikës së re, trioja ka njoftuar edhe një turne të madh botëror, të titulluar “PCD Forever Tour”, i cili do të organizohet në kuadër të 20-vjetorit të albumit debutues “PCD”. Turneu pritet të përfshijë 53 koncerte në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Seria e koncerteve do të startojë më 5 qershor në Palm Desert, Kaliforni, ndërsa një nga ndalesat më të rëndësishme do të jetë edhe Madison Square Garden në New York, më 20 korrik. Më pas, turneu do të vijojë në qytete të ndryshme të Amerikës së Veriut si Toronto, Montreal, Nashville dhe Dallas.

Pas përfundimit të koncerteve në SHBA dhe Kanada, The Pussycat Dolls do të zhvendosen në Evropë, ku pjesa europiane e turneut do të nisë më 9 shtator në Copenhagen dhe do të mbyllet më 13 tetor në The O2 Arena në Londër. Në disa nga ndalesat e turneut, publiku do të ketë mundësinë të shohë në skenë edhe artiste të ftuara speciale, mes tyre Lil’ Kim dhe Mýa.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter