Roli që e çoi në OnlyFans! Elle Fanning zbulon pse hapi një llogari në platformë?

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Aktorja amerikane Elle Fanning ka treguar se hapi një llogari në platformën OnlyFans për t’u përgatitur më mirë për rolin e saj në serialin e ri të Apple TV+, Margo’s Got Money Troubles.

Seriali është një adaptim i romanit të vitit 2024 me të njëjtin titull nga autorja Rufi Thorpe.

Në të, Fanning luan rolin e Margos, një vajzë e re që, pasi braktis kolegjin dhe përballet me probleme financiare, vendos të hapë një llogari në OnlyFans për të shlyer borxhet e saj.

Ky vendim fillon të ndikojë edhe në marrëdhënien e saj me familjen, përfshirë prindërit e saj në serial, të luajtur nga Michelle Pfeiffer dhe Nick Offerman.

Në një intervistë për People, aktorja tregoi se përgatitja për rolin kërkoi edhe një proces kërkimi më të thelluar mbi mënyrën se si funksionon platforma.

Kishte disa gjëra për të studiuar. Unë përdor Instagram dhe TikTok, kështu që duhej të hulumtoja edhe për to. Por na u desh të shikonim më nga afër edhe OnlyFans. Hapëm një llogari për skenaristët dhe për mua, që të kuptoja më mirë si funksionon faqja

-shpjegoi ajo.

Fanning tha se personazhi i Margos i dukej shumë interesant, sepse pavarësisht vështirësive të mëdha, ajo përpiqet gjithmonë të gjejë një rrugëdalje.

Margo është një personazh shumë optimist. Ajo përballet me shumë sfida në jetë, por gjithmonë arrin disi t’i kapërcejë ato

-u shpreh aktorja.

Aktorja tregoi gjithashtu se është shumë e lumtur që është pjesë e këtij projekti edhe si producente, së bashku me emra të njohur si Nicole Kidman dhe David E. Kelley.

Seriali Margo’s Got Money Troubles pritet të publikohet në prill, ndërsa Fanning shpreson që publiku ta vlerësojë kombinimin e humorit dhe emocioneve që sjell historia.

Roli që e çoi në OnlyFans! Elle Fanning zbulon pse hapi një llogari në platformë?
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter