Supermodelja e njohur bëhet Ambasadorja e parë globale e bukurisë për Prada Beauty!

featured
Press Online
13 Mars 2026, 11:30

Prada Beauty ka emëruar Bella Hadid si ambasadoren e saj të parë globale të bukurisë. Modelja dhe aktorja bën debutimin e saj për markën si fytyra e inovacionit të ri të make-up-it: Prada Touch. Hadid, e cila gjithashtu është themeluese e markës së parfumit Orebella, do të drejtojë fushatën për lancimin e blush-it të ri, që shënon formulën e parë multi-përdorimshe të krem në pluhur nga Prada.

Prada Beauty thekson se Hadid “përfaqëson një shprehje moderne të vetëbesimit dhe individualitetit” dhe se ajo “në mënyrë të natyrshme mishëron vizionin avangard të bukurisë së Pradas. Prada Touch vjen në tetë nuanca, nga një lejla e thellë deri te një nude delikat. Produkti i cili kryesisht promovohet si blush, mund të aplikohet në faqet, buzët dhe sytë për një pamje të shumëfishtë dhe të përshtatshme.

Dizajni i paketimit është ai ikonik i pradës, por dhe për të sjell një komiditet tek përdoruesit. Produktet mund të përdoren veçmas ose të përzihen për një ngjyrë të personalizuar. Prada thotë se Prada Touch ofron një ngjyrë të shëndetshme që zgjat deri në 12 orë pa nevojën për ritransmetim ose përsëritje. Produkti, me çmim prej 48 euro, do të jetë i disponueshëm duke nisur nga 1 prilli.

Supermodelja e njohur ka shprehur së fundmi solidaritet me popullin e Iranit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj sulmeve të fundit dhe situatës së tensionuar në vend. Ajo tha se zemra e saj është me qytetarët iranianë dhe me çdo civil që vuan pasojat e vendimeve politike dhe përshkallëzimit ushtarak.

Modelja theksoi se shpesh jetët e pafajshme bëhen viktima të vendimeve të marra nga liderë dhe sisteme pushteti, duke shtuar se e ardhmja e Iranit duhet t’i përkasë popullit të tij dhe jo atyre që i heshtin ose i përdorin për interesa politike. Ajo bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve, shmangien e përshkallëzimit të konfliktit dhe për ruajtjen e humanizmit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter