Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

MrBeast: Mund të kem dhuruar më shumë se 170 milionë euro për bamirësi

Press Online13 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

YouTuberi më i ndjekur në botë, Jimmy Donaldson, i njohur globalisht si MrBeast, ka reaguar ndaj një vlerësimi të fundit që sugjeron se ai ka shpërndarë rreth 170 milionë euro përmes videove dhe projekteve të tij në YouTube.

Në një reagim publik, krijuesi i famshëm i përmbajtjes u shpreh se shuma reale mund të jetë edhe më e madhe, pasi ai nuk ka bërë kurrë një llogaritje të saktë të të gjitha parave që ka dhuruar ndër vite. Sipas tij, shumë prej projekteve të tij kanë përfshirë donacione të mëdha për individë, familje dhe komunitete në nevojë.

MrBeast u bë fillimisht i njohur në internet duke realizuar video ku dhuronte shuma të mëdha parash apo makina për miqtë dhe ndjekësit e tij. Me kalimin e kohës, projektet e tij janë shndërruar në iniciativa shumë më të mëdha, duke përfshirë sfida gjigante dhe bashkëpunime me krijues të tjerë të njohur të internetit.

Së fundmi, ai ka lançuar edhe spektaklin “Beast Games” në platformën Amazon Prime Video, ku pjesëmarrësit konkurrojnë për çmime shumë të mëdha financiare.

Ndër projektet e tij të fundit është edhe një garë me 50 “streamerë” të njohur, ku ata patën mundësinë të fitonin rreth 918 mijë euro për fansat e tyre. Gjithashtu, ai realizoi një enigmë me çmim të njëjtë gjatë eventit sportiv “Super Bowl”.

Një pjesë e konsiderueshme e parave shpërndahet edhe përmes kanalit të tij bamirës “Beast Philanthropy”, i cili ndihmon njerëz në nevojë në mbarë botën. Përmes kompanisë së tij “Beast Industries”, ai ka krijuar gjithashtu fondin “Jimmy’s Fund”, që mbështet ide dhe projekte të ndryshme humanitare. Për këtë arsye, shuma totale e parave që MrBeast ka dhuruar mbetet e vështirë për t’u përcaktuar saktësisht.

Previous ArticleGjithmonë aty për të tjerët, por kush është për ju? 10 të vërteta që duhet t’i dëgjoni…
Next Article Deliu-Kodra fajëson VV-në “për zgjedhjet e jashtëzakonshme”

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.