Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Andrea Bocelli i përgjigjet Timothée Chalamet për komentin rreth operës dhe baletit! “Nëse ndonjëherë do të jetë kurioz…”

Press Online12 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Tenori legjendar italian Andrea Bocelli ka reaguar ndaj komenteve të aktorit Timothée Chalamet lidhur me operën dhe baletin, duke shprehur shpresën që një ditë ai të ndryshojë mendim për këto forma arti.

Në një intervistë për People Magazine, Bocelli u shpreh se u surprizua kur dëgjoi deklaratën e aktorit gjatë një aktiviteti në shkurt, ku Chalamet i përshkroi operën dhe baletin si forma arti për të cilat “askush nuk interesohet”.

Sipas tenorit italian, shpesh njerëzit priren të mbajnë distancë nga gjërat që nuk i kanë përjetuar ende.

Besoj se shpesh qëndrojmë larg nga ajo që nuk e kemi njohur vërtet. Opera dhe baleti janë forma arti që kanë kaluar shekuj dhe vazhdojnë të flasin me zemrën e njeriut, sepse i përgjigjen nevojës së thellë për bukuri, të vërtetë dhe emocion

-u shpreh Andrea Bocelli.

Ai shtoi se këto arte nuk i përkasin vetëm së kaluarës, por mbeten gjuhë të gjalla që vazhdojnë të prekin njerëzit dhe të bashkojnë breza të ndryshëm.

Artisti, i cili konsiderohet një nga figurat që ka ndihmuar në popullarizimin e muzikës klasike në mbarë botën, tha se shpreson që Timothée Chalamet një ditë ta shohë operën dhe baletin nga një këndvështrim tjetër.

Jam i bindur që një artist i ndjeshëm si Timothée, i cili e kupton fuqinë e emocioneve, mund të zbulojë një ditë se opera dhe vallëzimi burojnë nga i njëjti burim emocionesh

-tha ai.

Madje, Andrea Bocelli i bëri edhe një ftesë publike aktorit të njohur të filmit Marty Supreme.

Nëse ndonjëherë do të jetë kurioz, do të isha shumë i lumtur ta mirëprisja si mysafir në një nga koncertet e mia. Ndonjëherë mjaftojnë vetëm disa minuta për të dëgjuar këtë muzikë live për të kuptuar pse, edhe pas shekujsh, ajo vazhdon të dashurohet në të gjithë botën

-u shpreh tenori.

Komentet e Andrea Bocelli vijnë mes kritikave që Timothée Chalamet ka marrë në rrjetet sociale dhe në botën e artit pas deklaratës së tij për operën dhe baletin.

Previous ArticleA e dini se “sekreti i tmerrshëm” i lëkurës suaj rrjedh nga rutina/udhëtimet e përditshme?
Next Article Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për president, mund të na vendoste në pozitë të keqe

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.