Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

E pëson keq Neymar, futbollisti përfundon në gjykatë!

Press Online9 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Futbollisti brazilian Neymar është përfshirë në një çështje ligjore në Brazil, pasi është paditur nga një kuzhiniere që punonte në vilën e tij luksoze në Mangaratiba. Sipas raportimeve të medias braziliane Metrópoles, gruaja pretendon se gjatë periudhës së punës nuk janë respektuar kushtet e kontratës dhe se është detyruar të punojë orë të gjata, shpesh deri në 16 orë në ditë.

Kuzhinierja ishte punësuar përmes një kompanie të jashtme dhe ka punuar në rezidencën e futbollistit nga korriku i vitit të kaluar deri në shkurt të vitit 2026. Në padinë e saj ajo pretendon se nuk i janë paguar orët shtesë, bonuset e parashikuara dhe as kompensimi për përfundimin e kontratës.

Sipas deklarimeve të saj, orari i punës duhej të ishte nga ora 07:00 deri në 17:00 nga e hëna në të enjte, ndërsa të premten puna duhej të përfundonte një orë më herët. Megjithatë, ajo pretendon se në realitet punonte mesatarisht rreth 14 orë në ditë dhe shpesh qëndronte deri në mesnatë për të përgatitur ushqime për evente të mëdha në vilë, ku ndonjëherë kishte edhe deri në 150 të ftuar.

Në padi thuhet gjithashtu se ajo ka punuar edhe gjatë fundjavave, veçanërisht të dielave, pavarësisht se kjo nuk ishte e përfshirë në marrëveshjen e punës. Dokumentet e paraqitura nga avokatët e saj përmendin edhe detyra fizike të rënda, si transportimi i sasive të mëdha të mishit dhe qeseve të shumta të blerjeve. Sipas tyre, këto kushte pune i kanë shkaktuar probleme shëndetësore, përfshirë dhimbje në shpinë dhe inflamacion në zonën e ijëve, të konfirmuara nga kontrollet mjekësore.

Tashmë ish-punonjësja kërkon që Neymar të dëmshpërblejë dëmet dhe të mbulojë edhe shpenzimet e trajtimit mjekësor. Ajo ka paditur gjithashtu edhe agjencinë përmes së cilës ishte punësuar. Në total, kërkesa për kompensim arrin rreth 50 mijë euro për orët shtesë të papaguara dhe dëmet e pretenduara.

Previous ArticleTjetër raketë iraniane drejt Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga mbrojtja ajrore e NATO-s
Next Article Haxhiu kritikon dekretin e Presidentes Osmani: Vendim jokushtetues dhe i nxituar

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.