Publikohet pas vdekjes libri me kujtimet e Eric Dane!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Libri me kujtimet e aktorit të ndjerë Eric Dane do të publikohet pas vdekjes së tij. Vepra, e titulluar My Book of Days: A Memoir in Moments, pritet të dalë në treg më 3 nëntor, pasi aktori vendosi ta përfundonte dorëshkrimin edhe pasi ishte diagnostikuar me Amyotrophic Lateral Sclerosis (ALS) në vitin 2023.

Sipas një njoftimi nga Penguin Random House, dëshira e aktorit ishte që vajzat e tij dhe lexuesit të kishin mundësinë të lexonin fjalët dhe kujtimet e tij edhe pasi ai të mos ishte më në jetë. “Eric donte që vajzat dhe lexuesit të kishin këto fjalë. Publikimi i librit sipas planit i jep mundësinë që ai të vazhdojë të flasë me zërin e tij, me qartësinë dhe guximin që e karakterizonte”, thuhet në deklaratë.

Botuesit kanë bërë të ditur se Dane punoi me dorëshkrimin deri në ditët e fundit të jetës. Libri do të botohet nga imprinti The Open Field, i drejtuar nga gazetarja dhe autorja Maria Shriver, e cila u shpreh e nderuar që aktori zgjodhi ekipin e saj për të sjellë në jetë këtë projekt.

“Ai më tha se donte që familja e tij të dinte sa shumë i donte dhe të linte pas një histori për të cilën ata do të ishin krenarë”, u shpreh Shriver. Eric Dane, i njohur për rolet në Grey’s Anatomy, Euphoria dhe filmin Bad Boys: Ride or Die, ndërroi jetë më 19 shkurt në moshën 53-vjeçare, pas një beteje 10-mujore me sëmundjen neurodegjenerative.

Në një deklaratë të dhënë para vdekjes së tij, aktori kishte treguar edhe arsyen pse vendosi ta shkruante librin: “Çdo mëngjes zgjohem dhe më kujtohet menjëherë se kjo është reale kjo sëmundje, kjo sfidë. Pikërisht për këtë po e shkruaj këtë libër. Dua të kap momentet që më kanë formuar, ditët e bukura dhe ato të vështirat.”

Sipas përshkrimit zyrtar, libri do të rrëfejë fillimet e vështira të karrierës së tij në Hollywood, përballjen me problemet e varësisë dhe perspektivën e re për jetën që ai fitoi pas diagnozës me ALS.

Publikohet pas vdekjes libri me kujtimet e Eric Dane!
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter