Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e parkingjeve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup

Press Online7 Mars 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministria e Shëndetësisë dhe Qyteti i Shkupit kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e parkingjeve brenda Qendrës Klinike “Nënë Tereza”.

Marrëveshja është për një periudhë prej 15 vitesh, me 10 për qind qira nga qarkullimi i përgjithshëm i realizuar.

Në fazën e parë është paraparë ndërtimi i dy parkingjeve moderne të montueshme, me të paktën 500 vende parkimi, të cilat pritet të vihen në funksion deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Parkingjet do të jenë të dedikuara kryesisht për pacientët dhe për të punësuarit në Qendrën Klinike.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se Qyteti i Shkupit brenad 60 ditësh duhet të paraqesë plan veprim për zbatimin e aktiviteteve me afate konkrete për implemetim.

“Kemi ndjekur të gjithë procedurën ligjore nga fillimi deri në fund për të siguruar një zgjidhje që do t’ju shërbejë pacientëve dhe punonjësve në shëndetësi. Bëhet fjalë për një marrëveshje – dhënie me qira, me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Qytetin e Shkupit, me qëllim organizimin, menaxhimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e parkimit në hapësirën e Kompleksit Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Qyteti i Shkupit ka detyrim që brenda 60 ditëve të dorëzojë plan veprimi për zbatimin e aktiviteteve me afate konkrete për implementim. Marrëveshja është lidhur për një peridhuë prej 15 vjetësh me një qira prej 10% të qarkullimit total të realizuar dhe me të mundësohet modernizimi dhe rritja e ndjeshme e kapaciteteve të parkimit rreth 50%. Qiramarrësi është i obliguar që para Këshillit të Qyteetit të Shkupit të propozojë një listë çmimesh për shfrytëzimin e parkimit brenda kompleksit”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ndërsa Orce Gjorgjievski bëri të ditur se në rebalancin e buxhetit të Qytetit të Shkupit që pritet të bëhet të enjten që vjen, njëra nga pikat do të jetë parkingjet

“Erdhëm deri te vendimi, në vend të investitorëve privat, investitor të jetë Qyteti i Shkupit. Javën që vjen të enjten bëjmë rebalancin e buxhetit ku njëra nga pikat do të jetë pikërisht parkinget montazh, me të cilën në fazën e parë dë të ndërtohen dy të tilla në Klinikën “Nënë Tereza” me rreth më së paku 500 vend parkime. Nëse gjendja tregon që ka nevojë për parkingje shtesë do të ndërtohet edhe parkingu i tretë montazh. Gjeneralisht do të jetë zgjidhje për haosin të cilën zgjat me vite në Klinikë”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Previous ArticleTrump paralajmëron sulme të ashpra ndaj Iranit: Sot do të goditet shumë fort
Next Article Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit zbulohen 150 mijë paund britanikë të padeklaruar

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.