Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ylli televiziv vendos të heqë tatuazhin në pjesën e shpinës, zbulon arsyen pse!

Press Online6 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ylli televiziv, Khloe Kardashian ka zbuluar se ka vendosur të heqë një nga tatuazhet e saj më të diskutueshme, një tatuazh në pjesën e poshtme të shpinës që përmbante një kryq me krahë engjëlli dhe fjalën Daddy. Gjatë podcastit të saj Khloe in Wonderland, 41-vjeçarja tregoi se tatuazhin e kishte bërë shumë vite më parë si një homazh për babain e saj Robert Kardashian, i cili ndërroi jetë në vitin 2003. Megjithatë ajo pranoi se vendndodhja e tatuazhit shpesh krijonte situata të sikletshme.

Sipas saj, tatuazhi ishte bërë në një periudhë kur tatuazhet në pjesën e poshtme të shpinës ishin shumë në modë. Khloe tha se qëllimi i saj ishte të nderonte babain, por më vonë e kuptoi se kombinimi i fjalës dhe vendndodhjes së tatuazhit mund të interpretohej në mënyrë të papërshtatshme. Ajo zbuloi gjithashtu një detaj të pazakontë për familjen e saj, duke treguar se edhe nëna e saj Kris Jenner kishte bërë një tatuazh të ngjashëm pa i thënë më parë.

Sipas Khloe, Kris kishte bërë një kryq të ngjashëm dhe kishte shtuar poshtë emrat Kendall dhe Kylie. Khloe Kardashian ka nisur procesin e heqjes së tatuazhit që prej disa vitesh dhe thotë se pjesa më e madhe e tij tashmë është zhdukur. Sipas saj, krahët e engjëllit dhe fjala Daddy janë fshirë pothuajse plotësisht dhe kanë mbetur vetëm disa pjesë të kryqit. Ylli televiziv ka edhe disa tatuazhe të tjera, përfshirë një tatuazh me inicialet LO që e kishte bërë gjatë martesës me ish-bashkëshortin Lamar Odom, si dhe një tatuazh në kyçin e dorës me shkrimin ‘I love you’ në dorëshkrimin e babait të saj.

Previous ArticlePresidenti i Iranit: Disa vende po përpiqen të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund luftës me SHBA dhe Izraelin
Next Article “Dekreti i presidentes Osmani fund e krye jokushtetues”, thotë ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.