Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shkodra Elektronike paralajmërojnë “Stuhi”, projekti i ri publikohet më 6 mars!

Press Online6 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shkodra Elektronike duket se nuk e humb kurrë aftësinë për të surprizuar. Çdo projekt i tyre vjen si një kthesë e re artistike, si një rrëfim që zgjon kuriozitet dhe hap një univers tjetër tingujsh e imazhesh.

Pas koncertit audioviziv që mbajti pak muaj më parë në Minus 1 në Sheshin Skënderbej, dyshja Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji rikthehen me një projekt të ri muzikor, këtë herë me këngën dhe videoklipin “Stuhi”, që do të publikohet nesër, më 6 mars 2026, në të gjitha platformat online.

“Stuhi” është realizuar në bashkëpunim me muzikantin Redi Hasa, duke pasuruar gjuhën muzikore të Shkodra Elektronike.

Vetë artistët e përshkruajnë këtë projekt si një reflektim mbi kohët kur qetësia duket e rreme dhe tensioni qëndron pezull mbi realitetin.

“Mos u shqetësoni për fjalët e kuqe ose momentet e moslëvizjes, mos u shisni atyre ‘Stuhi’. Në një kohë kur e vërteta reduktohej në momente qetësie, vendosëm të krijonim një ‘Stuhi’”, shprehen ata.

Si çdo projekt i Shkodra Elektronike, edhe këtë herë muzika shoqërohet me një dimension të fortë vizual. Videoklipi që do të publikohet së bashku me këngën është punuar me një qasje artistike që pritet të jetë pjesë thelbësore e rrëfimit artistik të grupit. Dhe kjo qasje nuk ka kaluar pa u vënë re edhe në skenën ndërkombëtare.

Para se të mbërrijë tek publiku i gjerë, videoklipi ka nisur tashmë rrugëtimin e tij në festivale të ndryshme, duke marrë vlerësime dhe çmime të rëndësishme. Mes tyre spikasin çmimet për Videoklipin më të Mirë në “Monza Film Fest”, “Cine Paris Film Festival” dhe “International Film Festival Greece”, ndërsa është shpallur gjithashtu Session Winner në “Europe MusicVideo Awards 2026”. Përveç këtyre vlerësimeve, projekti është përzgjedhur edhe në disa festivale ndërkombëtare të filmit të shkurtër, duke konfirmuar se “Stuhi” nuk është thjesht një videoklip muzikor, por një projekt artistik që komunikon edhe në gjuhën e kinemasë.

Ndaj nuk është rastësi që çdo projekt i ri i Shkodra Elektronike ngjall gjithmonë kuriozitet, sepse dyshja Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji na habisin çdo herë.

Çfarë do të sjellin këtë herë?

Përgjigjen do ta merrni nesër, më 6 mars, kur “Stuhi” do të publikohet për herë të parë.

Previous ArticleTrump: Asnjë marrëveshje me Iranin, vetëm dorëzim pa kushte! Do të zgjedhim udhëheqësin e ri
Next Article Kurti i përgjigjet Vjosa Osmanit: Dekreti jokushtetues, nuk mund të flasim për zgjedhje të reja

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.